Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Lushnjë, ku një automjet ka dalë nga rruga, duke shkaktuar një viktimë dhe tre të plagosur.
Policia njofton se drejtuesi i automjetit, F. M., 63 vjeç, banues në Çermë Sektor, është arrestuar. Ngjarja ndodhi rreth orës 05:00 në fshatin Çermë Sektor, kur ai humbi kontrollin mbi automjetin.
Si pasojë, ka ndërruar jetë pasagjerja M. S., 47 vjeçe, ndërsa të plagosur mbeten pasagjerët A. M., 37 vjeçe, një shtetas 15-vjeçar dhe vetë drejtuesi i automjetit, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve në spital.


