TIRANË– Toni Gogu është prononcuar për mediat pak pasi u emërua ministër për Parlamentin nga Kryeministri Edi Rama në Asamblenë e Partisë Socialiste.
Gogu tha se i është shumë mirënjohës kryetarit të partisë dhe Asamblesë.
“I jam shumë mirënjohës kryetari të partisë dhe Asamblesë. Është një përgjegjësi shumë e madhe në një kohë kur duhet një bashkëpunim mes ekzekutivit me Parlamentin dhe BE. Ndihem i privilegjuar që kam marrë një detyrë.”- deklaroi ai./Radar.al


