Një i mitur, E. V., 16 vjeç, banues në lagjen nr. 13 të Durrësit, është mbytur aksidentalisht pasditen e së mërkurës në plazhin e qytetit.
Ngjarja ndodhi teksa i mituri po lahej në det, në lagjen nr. 13.
Policia njofton se grupi hetimor po vijon punën për të sqaruar dhe dokumentuar plotësisht rrethanat e tragjedisë.


