Françeska Murati, një ndër ish-banoret e BBV3, njëkohësisht edhe ish-Miss Londra, e cila edhe pse u bë pjesë e shtëpisë thuajse në fund të Big Brother, ajo u bë shumë shpejtë pjesë e debateve.
Edhe pas përfundimit të Reality Show-t, Françeska vijon të jetë aktive në rrjetet sociale.
Sëfundmi ajo përmes një fotoje të djalit të saj Charl, ka folur edhe për kohën, sesa shpejt i vogli i saj do festojë 2-vjetorin e lindjes.
“S’më besohet që po planifikoj 2 vjetorin e Charlit tim! Kur u rrit kaq shpejt! Më duket sikur dje e kam marrë në krahë për herë të parë. Mezi po pres t’ju tregoj se çfarë feste të bukur po planifikojmë për tutucin e vogël.”- ka shkruar Françeska.



