TIRANË-Ish-banorja e BBVB3, njëkohësisht gazetarja e njohur Ilnisa Agolli pas disa muajsh tashmë e ndarë nga Meriton Mjekiqi duket se ka gjetur dashurinë e saj.
Me postimin që ka publikuar në rrjetet sociale ka lënë vend për aludime se gazetarja mund të ketë hyrë në një lidhje të re.
Ilnisa shfaqet me një buqetë me trëndafila në formë zemre, e cila zakonisht shoqërohet me mesazhe dashurie dhe kujdes nga një person i afërt e i rëndësishëm.
Por ajo që i ka dhënë më shumë peshë dyshimeve, është pikërisht përshkrimi që gazetarja ka vendosur krahas fotove.
View this post on Instagram
“Me pusullë apo pa pusullë, dy sy shkëlqejnë.”– ka shkruar Ilnisa, duke e lënë publikun të mendojë se këto fjalë i janë kushtuar dikujt të veçantë në jetën e saj./Radar.al

Bllokimi i 8 ton domate me pesticide/ Identifikohen inspektorët e AKU-së që lejuan eksportimin


