Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    25-vjetori i Programit të Partneritetit Shtetëror, mes FA-ve dhe Gardës Kombëtare të New Jersey-t, ambasada e SHBA publikon pamjet: Mundësi për bashkëpunim me industritë e mbrojtjes

    George Clooney zgjedh Bondin e tij të preferuar dhe është…burri i Dua Lipës

    “The Simpsons” dhe teoria për finalen e Botërorit 2026: çfarë është e vërtetë?

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Ndihmoi autorin e atentatit në Shkodër/ Kush është Barush Bregu, krahu i djathtë i Licëve

    September 9, 2025

    SHKODËR– Njëri nga dy personat e shpallur në kërkim për atentatin e mëngjesit të djeshëm në Shkodër është identifikuar si Barush Bregu 39-vjeç.

    Ai është shpallur në kërkim për mbështetjen e autorit të masakrës në Shkodër, Ragip Gila është një emër i njohur për policinë dhe autoritetet e drejtësisë.

    I njohur si krahu i djathtë i Licëve në Shkodër, ai është i lidhur me disa ngjarje të renda. Sipas Policise, Barush Bregu (Bajram Bregu) 39 vjeç, dhe një 17-vjeçar, u shpallen ne kërkim dhe akuzohen për veprat penale ”Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, ”Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Vjedhja”.

    Gjatë kontrollit në banesën e një shtetaseje (e cila jeton jashtë vendit), të cilën këtë shtetas e përdornin si bazë për këtë aktivitete kriminale, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar  1 armë zjarri automatike dhe 6 armë zjarri pistoleta, një sasi municioni luftarak, 45 kapsolla detonatore elektrike, një automjet tip “Audi” me targa të vjedhura në qytetin e Lezhës,  5 dronë të madhësive të ndryshme, pajisje shtesë për dronë, 1 laptop dhe 5 aparate fotografike.

    Por kush është Barush Bregu për drejtësinë?

    Bregu është arrestuar më parë në maj të 2019, pasi ishte shpallur në kërkim për disa akuza të rënda.

    Arrestimi i tij erdhi pas një operacioni të organizuar nga RENEA, FNSH dhe forcat Shqiponja, pas kontrollit që u bë në një banesë të marrë me qira prej tij, në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë.

    Ky shtetas është i dënuar me 4 vite burg për kultivim të bimëve narkotike, e kryer në bashkëpunim, në vitin 2016, si dhe me masë sigurie “Arrest në burg”, për armëmbajtje pa leje , pasi në shtator të vitit 2018, gjatë një operacioni të zhvilluar nga Policia, në banesën e këtij shtetasi u gjet një armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak. Gjithashtu ky shtetas është i skeduar si pjesëtar i një grupi kriminal dhe është i dyshuar edhe si autor për ngjarje të tjera të rënda kriminale të ndodhura në qarkun Shkodër më parë, si dhe autor i dyshuar për “Trafikim të lëndëve narkotike”./Radar.al  

    Barush Bregu krahu i djathtë i Licëve Ragip Gila shkodër
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    25-vjetori i Programit të Partneritetit Shtetëror, mes FA-ve dhe Gardës Kombëtare të New Jersey-t, ambasada e SHBA publikon pamjet: Mundësi për bashkëpunim me industritë e mbrojtjes

    June 12, 2026

    George Clooney zgjedh Bondin e tij të preferuar dhe është…burri i Dua Lipës

    June 12, 2026

    “The Simpsons” dhe teoria për finalen e Botërorit 2026: çfarë është e vërtetë?

    June 12, 2026

    Botërori 2026, turneu më i madh në histori: 48 skuadra dhe 104 ndeshje

    June 12, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.