Vijon aksioni i qeverisë për lirimin e hapësirave publike të zaptuara në rang vendi.
Kryeministri Edi Rama ka ndarë së fundmi videon e radhës nga operacioni, duke e shoqëruar me mesazhin: “Ecim, pa ndalim”.
Sipas Ramës, ky aksion është pjesë e Rilindjes Urbane 2.0, që synon të rrisë cilësinë e jetës komunitare dhe përmasën e gjelbër të qyteteve, duke i dhënë qytetarëve më shumë hapësira të sigurta dhe të aksesueshme.


