Mbi 1 000 persona u arrestuan sot në Londër gjatë protestës më të madhe ndonjëherë kundër ndalimit të shoqatës “Palestine Action”, afërsisht dyfish i numrit të arrestimeve në demonstratën e muajit të kaluar (532 persona).
Qindra protestues u mblodhën në Sheshin e Parlamentit rreth orës 13:00, duke mbajtur pankarta me mbishkrime si: “Unë kundërshtoj gjenocidin. Unë mbështes Palestine Action”.
Gjatë protestës, grupi antiabort ’’March for Life’’ ngriti një skenë me sistem të lartë zëri pak jashtë sheshit, ku herë pas here lëshonte muzikë.
Policia Metropolitane deklaroi se arrestimet u kryen për shprehjen e mbështetjes për organizatën e ndaluar “Palestine Action”, gjatë protestës së organizuar nga shoqata ‘Defend Our Juries’.
Protestuesve u kërkua të mos zbulojnë të dhënat personale gjatë regjistrimit me policinë.


