Një motor që dyshohet se u përdor nga autorët e vrasjes së Kristjan Kolës në Shkodër është gjetur i djegur në fshatin Vukatanë. Motomjetit pritet t’i bëhet ekspertiza për të zbuluar prova që mund të çojnë tek autorët, të cilët dyshohet se janë ndihmuar edhe nga një person tjetër.
Nga rindërtimi i ngjarjes bëhet e ditur se vrasja ishte e planifikuar profesionalisht: dy autorët qëlluan 8 herë me armë gjysmë silenciator, duke lënë të riun 34-vjeçar të vdekur në vend. Dëshmitarët nuk dëgjuan të shtënat, por panë Kolën të shtrirë në tokë.
Shkaqet e ngjarjes mbeten ende të paqarta. Viktima nuk kishte precedent penal dhe as konflikte aktuale. Më herët ai kishte pasur një mosmarrëveshje të mbyllur për motive të dobëta. Kola dhe babai i tij kishin një kompani ndërtimi dhe punonin së bashku.


