Departamenti Amerikan i Shtetit ka zbuluar detaje mbi takimin e zhvilluar me dyer të mbyllura mes kreut të SPAK, Altin Dumani, dhe zyrtarit të lartë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Brendan Hanrahan.
Në qendër të diskutimeve ishin lufta kundër trafikut të drogës, krimit të organizuar dhe migracionit të parregullt, si dhe zgjerimi i fushave të bashkëpunimit me përfitim të ndërsjellë mes SHBA-së dhe Shqipërisë.
“Ne po punojmë me Shqipërinë për qëllimet tona të përbashkëta në këto fusha”, theksoi DASH në reagim.


