Një ngjarje e rëndë ka tronditur Athinën, ku një çift bashkëshortësh u gjet i vdekur brenda apartamentit të tyre.
Policia hasi një skenë makabre: trupi i gruas kishte filluar të dekompozohej pranë trupit të burrit, i cili kishte një plagë me armë zjarri në gjoks. Në vendngjarje u gjetën arma e krimit dhe dy gëzhoja.
Dyshohet se gruaja është vrarë e para dhe pas disa orësh ose ditësh burri i moshuar, rreth të 70-ave, i ka dhënë fund jetës. Sipas fqinjëve, ajo ishte rëndë e sëmurë, ndërsa burri i saj i tronditur shpirtërisht.
Eksperti mjeko-ligjor pritet të përcaktojë rrethanat e sakta të kësaj tragjedie, ndërsa hetimet vijojnë.


