Numri i viktimave ka shkuar në 15 pas aksidentit tragjik ë Lisbonë, ku një tramvaj elektrik ka dalë nga shinat, teksa kanë mbetur të plagosur 20 persona të tjerë.
Sipas raporteve fillestare, aksidenti ndodhi pasi një nga kabllot mbajtëse të tramvajit u këput, duke shkaktuar rënien e tij dhe më pas përplasjen me një ndërtesë pranë shina.
Funikulli i prekur lidh pjesën e poshtme të qendrës së kryeqytetit me lagjen Barrio Alto dhe është një nga mjetet më të përdorura nga turistët. Në vendngjarje ndodheshin ambulanca, zjarrfikës dhe automjete të Mbrojtjes Civile për të nxjerrë të plagosurit nga rrënojat.
Drejtoresha e Mbrojtjes Civile, Margarida Castro Martins, njoftoi se dy nga të plagosurit janë në gjendje kritike, ndërsa pesë janë në gjendje të lehtë. Zona është e mbushur me këmbësorë dhe klientë të lokaleve pranë.
Presidenti i Portugalisë, Marcelo Rebelo de Sousa, shprehu ngushëllimet e tij më të thella për viktimat dhe solidaritet me të plagosurit.


