Ish-sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit dhe ish-deputet i PS, Alqi Bllako, ka paraqitur rekurs në Gjykatën e Lartë, ku kërkon prishjen e vendimit të Apelit të GJKKO që e dënoi me 2 vite e 4 muaj burg për aferën e inceneratorit të Elbasanit.
Bllako kërkon që të mbetet në fuqi vendimi i Shkallës së Parë, e cila e shpalli të pafajshëm.
Vendimi i Apelit i dhjetorit 2024 dënoi ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka me 6.8 vite burg (pas gjykimit të shkurtuar) dhe Alqi Bllakon me 2.8 vite burg dhe 5 vite përjashtim nga funksionet publike.
Bllako akuzohet se ka përfituar rreth 14.6 milion lekë, pasi dyshohet se ka falsifikuar dokumente për të ndryshuar statusin e një toke, nga arë në truall, në bashkëpunim me ish-ministrin Koka dhe ish-kreun e shpronësimeve, Pëllumb Abeshi.


