DURRËS– Policia e Durrësit ka njoftuar se një 17-vjeçare është raportuar e zhdukur nga familjarët. Mësohet se e mitura është larguar nga banesa e saj në Kavajë ndërsa policia po punon për gjetjen e saj.
“Në Komisariatin e Policisë Kavajë ka kallëzuar shtetasi Gj. E., 42 vjeç, banues në Kavajë, se është larguar nga banesa, vajza e tij, shtetasja D. E.., 17 vjeçe. Po punohet për gjetjen e saj.”- thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkohë një tjetër i ri është larguar nga banesa.
Ka qenë një shtetas 48-vjeçar i cili ka kallëzuar në polici se nipi i tij 21-vjeçar është larguar nga banesa në Durrës. Policia po punon për gjetjen e tij.
“Në Komisariatin e Policisë Durrës ka kallëzuar shtetasi G. Xh., 48 vjeç, banues në Durrës, se është larguar nga banesa, nipi i tij, shtetasi A. Xh., 21 vjeç. Po punohet për gjetjen e tij.“- njofton policia./Radar.al


