Policia e Elbasanit ka finalizuar operacionin e koduar “Reaction”, duke arrestuar në flagrancë një 36-vjeçar, i cili akuzohet për dhunë në familje dhe posedim të paligjshëm të lëndëve narkotike dhe armëve të ftohta.
Shtetasi M. E., banues në Elbasan, u prangos menjëherë pas njoftimit dhe hetimeve të kryera nga Komisariati i Policisë Elbasan dhe Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, duke vepruar mbi baza operative.
Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia gjeti dhe sekuestroi një sasi të dyshuar kokaine, dy thika, përforcues grushti dhe një armë sportive, të cilat u morën si prova materiale.
Ndaj 36-vjeçarit rëndojnë akuzat për dhunë në familje dhe posedim të paligjshëm të lëndëve narkotike dhe armëve të ftohta. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për vijimin e hetimeve.
Radar.al


