Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Parashikimi i horoskopit për sot, 30 Prill 2026

    Parashikimi i motit për sot, 30 Prill 2026

    Çmimi i naftës në tregjet nderkombëtare rritet ne nivelin më të lartë që nga viti 2022

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Presidenti Macron mbështet Kryeministrin Bayrou para votëbesimit në Parlament

    August 27, 2025
    Presidenti Macron mbështet Kryeministrin Bayrou para votëbesimit në Parlament

    Presidenti francez Emmanuel Macron i ka dhënë mbështetjen e tij të plotë Kryeministrit François Bayrou, i cili do të përballet me një mocion besimi në parlament më 8 shtator, që sipas të gjitha gjasave rrezikon ta humbasë votëbesimin.

    Ditën e sotme u zhvillua mbledhjen e kabinetit të qeverisë, e kryesuar nga Presidenti Macron.

    Në përfundim, zëdhënësja e qeverisë, Sophie Primas, deklaroi se presidenti mbështet fuqimisht Kryeministrin.

    Bayrou, një politikan centrist dhe aleat i ngushtë i Macron, njoftoi këtë javë se më 8 shtator do të kërkojë votëbesimin e parlamentit për të miratuar masat shtrënguese që synojnë uljen e shpenzimeve publike dhe reduktimin e borxhit të shtetit.

    Partitë opozitare kanë bërë të qartë se do të votojnë për rrëzimin e Kryeministrit. Sipas sondazheve, Bayrou është kryeministri më pak i popullarizuar në Francë që nga viti 1958. Paketa e tij buxhetore përfshin shkurtime në vlerë prej 44 miliardë eurosh, heqjen e dy festave zyrtare dhe ngrirjen e ndihmave sociale, masa që janë gjerësisht të papëlqyera nga publiku.

    Zëdhënësja Primas deklaroi se Macron e konsideron situatën e financave publike serioze, por jo katastrofë.

    “Nuk duhet të ketë as mohim e as panik. Partitë opozitare duhet të tregojnë përgjegjësi. Franca është një vend i qëndrueshëm me ekonomi të forte, por është koha të marrim në dorë fatin tonë,” tha ajo.

    Edhe nëse Macron e zëvendëson shpejt Bayroun, nuk është e sigurt nëse një kryeministër i ri do të arrijë të sigurojë konsensus për buxhetin e vitit të ardhshëm në një parlament francez kaq të përçarë.

    Të mërkurën u shtuan thirrjet për të shpallur zgjedhje të reja parlamentare, më pak se 18 muaj pas atyre të fundit. Partia e ekstremit të djathtë, Tubimi Kombëtar i Marine Le Pen, e mbështet këtë ide duke shpresuar në rritjen e përfaqësimit të saj në parlament.

    Ish-kryeministri Édouard Philippe, tani udhëheqës i partisë qendrore të djathtë “Horizons”, deklaroi se nëse ngërçi vazhdon dhe asnjë qeveri nuk arrin të paraqesë një buxhet të pranueshëm, zgjedhjet do të bëhen të pashmangshme.

    Gabriel Attal, një tjetër ish-kryeministër dhe aktualisht drejtues i partisë “Renaissance” të Macron, shprehu dyshime se zgjedhjet e reja do të sillnin stabilitet apo qartësi politike.

    Bayrou ka paralajmëruar se borxhi publik i Francës është i paqëndrueshëm, sidomos për shkak të rritjes së normave të interesit që po e shtojnë koston e huamarrjes. Pas vitesh me shpenzime të larta, Francës i është kërkuar nga BE të ulë deficitin dhe të kontrollojë borxhin – një sfidë për të cilën të gjitha partitë bien dakord, por jo për mënyrën si duhet trajtuar.

    mbështet Kryeministrin Bayrou para votëbesimit në Parlament Presidenti francez Emmanuel Macron
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Parashikimi i horoskopit për sot, 30 Prill 2026

    April 30, 2026

    Parashikimi i motit për sot, 30 Prill 2026

    April 30, 2026

    Çmimi i naftës në tregjet nderkombëtare rritet ne nivelin më të lartë që nga viti 2022

    April 30, 2026

    Pesë zakonet që ju plakin më shpejt, paralajmërimi i mjekut

    April 29, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 29, 2026

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Nga Albatros Rexhaj Demokracitë e reja nuk reformohen me deklarata. Ato reformohen me punë të…

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 30 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 29 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.