Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Strategji kombëtare kundër dhunës, ekspertët e arsimit kërkojnë ndërhyrje urgjente: Shoqëria rrezikon të kalojë kufijtë

    Rama: Shpifësi është më i keq se vrasësi, koncerti i Kanye West financohet nga sponsorët dhe biletat

    Motoçikleta të reja për Policinë e Shtetit, financim nga pasuritë e konfiskuara/ Lamallari: Uniforma kërkon vetëpërmbajtje, ne jemi në mbështetjen tuaj

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kosovë

    Prokuroria kërkon 1 muaj paraburgim për të dyshuarin për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR

    August 25, 2025

    Prokuroria Speciale e Kosovës i ka kërkuar të hënën Gjykatës Themelore në Prishtinë të urdhërojë një muaj paraburgim për një burrë të dyshuar për pjesëmarrje në sulmin e vitit 2023 kundër pjesëtarëve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në Zveçan.

    I dyshuari, i identifikuar vetëm me inicialet Lj.M., u arrestua të dielën në Zveçan, komunë e banuar me shumicë serbe në veri të Kosovës.

    Prokuroria tha të hënën se “janë plotësuar të gjitha kushtet ligjore” që i dyshuari të mbahet në paraburgim për 30 ditë.

    Ai dyshohet se ka kryer katër vepra penale: bashkim për veprimtari kundërkushtetuese, rrezikim të personave nën mbrojtje ndërkombëtare, pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm dhe sulm ndaj personit zyrtar.

    “I pandehuri Lj.M., dyshohet se më 29.05.2023, para objektit të komunës së Zveçanit, në bashkëkryerje edhe me të dyshuar të tjerë ka sulmuar me gurë, bombë molotovi dhe armë pjesëtarët e KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe gazetarët që kanë raportuar për ngjarjen”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

    Prokuroria shtoi se gjatë hetimeve dhe bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit, ka gjetur prova materiale, si një telefon, uniforma të ndryshme ushtarake, dy USB, dhe një fanellë me mbishkrim me motive nacionaliste, “me të cilat konfirmohen veprimet inkriminuese e të pandehurit në ditën kritike”.

    Më 29 maj të vitit 2023, 93 pjesëtarë të KFOR-it kishin pësuar lëndime – disa prej tyre lëndime të rënda – pas përleshjes me protestuesit serbë. Të lënduar nga kjo përplasje pati edhe në anën e protestuesve.

    Dhuna në Zveçan shpërtheu pasi serbët lokalë kundërshtuan hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në ndërtesat komunale në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok – komuna të banuara me shumicë serbe në veri të Kosovës, pas zgjedhjeve lokale të mbajtura më herët po atë vit, që u bojkotuan nga serbët.

    Deri tani, disa persona janë dënuar me burgim pas marrëveshjeve me prokurorinë për pranimin e fajësisë në lidhje me dhunën në Zveçan, ndërsa janë arrestuar dhjetëra të tjerë.

    Për dhunën në Zveçan, Kosova e ka fajësuar Serbinë, duke thënë se pas dhunës qëndruan “grupe kriminale të afërta me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

    Por, Beogradi e ka hedhur poshtë këtë akuzë, duke thënë se Qeveria e Kosovës po synonte që të shtynte serbët “drejt një konflikti të ri me NATO-n”.

    NATO-ja vazhdimisht ka kërkuar që autorët e dhunës të mbahen përgjegjës./REL

    KFOR Prokuroria Speciale e Kosovës
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Strategji kombëtare kundër dhunës, ekspertët e arsimit kërkojnë ndërhyrje urgjente: Shoqëria rrezikon të kalojë kufijtë

    July 7, 2026

    Rama: Shpifësi është më i keq se vrasësi, koncerti i Kanye West financohet nga sponsorët dhe biletat

    July 7, 2026

    Motoçikleta të reja për Policinë e Shtetit, financim nga pasuritë e konfiskuara/ Lamallari: Uniforma kërkon vetëpërmbajtje, ne jemi në mbështetjen tuaj

    July 7, 2026

    Rama mbërrin në Samitin e NATO-s në Ankara, pritet nga Presidenti Erdoğan

    July 7, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Paratë trokasin në derë nesër për këto 3 shenja të horoskopit

    Parashikimi i horoskopit për datën 4 korrik, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot!

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 3 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.