Qarkullimi në aksin kombëtar Elbasan–Rrogozhinë paraqitet i ngarkuar këtë të dielë, veçanërisht në zonën e fshatit Papër, ku fluksi i automjeteve po shkakton vështirësi në lëvizje.
Autoritetet bëjnë thirrje për durim dhe kujdes nga drejtuesit e mjeteve, ndërkohë që po punohet për normalizimin e trafikut. Patrullat e policisë ndodhen në kryqëzimet kryesore për të lehtësuar lëvizjen e mjeteve dhe për të shmangur bllokimet. Sipas autoriteteve trafiku i rënduar mund të jetë pjesërjsht për shkak të udhëtarëve që kthehen nga zonat bregdetare, ndërsa këshillohen përdoruesit e mjeteve që të zgjedhin rrugët alternative.


