Luiza Gega nuk arriti që të sigurojë pjesëmarrjen në finalen e 3000 metrave me pengesa në Lojërat Olimpike, pasi ajo u eliminua në kualifikueset për këtë disiplinë.
Kampionia shqiptare garonte në baterinë e dytë të kualifikueseve, por nuk mundi të rivalizonte me kundërshtaret e saj për 5 vendet e para që do i siguronin finalen e këtij evenimenti.
Sipas burimeve mësohet se Gega shfaqi vështirësi në dy xhiro para fundit.
Ajo regjistroi kohën 9:27:41 në baterinë e saj, ndërsa vendi i pestë dhe i fundit që u kualifikua nga kjo bateri, kazakja Jeruto, regjistroi kohën 9:16:46.



