Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Trump emëron Jay Clayton në krye të inteligjencës kombëtare të SHBA

    Ndryshime në administratë/ Këshilltarët e ministrave largohen automatikisht me ikjen e titullarit

    Shakira dhe Burna Boy ndezin ceremoninë hapëse të Botërorit 2026 në “Azteca”

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Zbardhet sherri në Kombinat, dy të arrestuar nga policia. Shihni kur autori nxjerr armën dhe qëllon drejt makinës

    August 23, 2025

    Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Quick Response”, duke arrestuar dy persona të përfshirë në ngjarjen e ndodhur një ditë më parë në Kombinat.

    Hetimet treguan se pas një konflikti për motive të dobëta, 28-vjeçari O.A(V). qëlloi me armë zjarri në drejtim të një automjeti ku udhëtonin dy shtetas, duke rrezikuar jetën e tyre dhe të kalimtarëve. Në atë moment, automjetin e drejtonte 30-vjeçari S.B., i cili gjithashtu u vu në pranga.

    Gjatë operacionit, u sekuestrua makina e përdorur nga autorët, ndërsa vijon puna për gjetjen e armës së zjarrit.

    Nga të shtënat nuk pati të lënduar, por vetëm dëme materiale.

    Ndërkohë, katër shtetas të tjerë të përfshirë në konfliktin paraprak u proceduan penalisht. Materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

    NJOFTIMI I PLOTË
    Finalizohet operacioni policor i koduar “Quick Response”. Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur dje, në Kombinat.
    Qëlloi me armë zjarri në drejtim të automjetit me të cilin po lëviznin dy shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta me ta, duke rrezikuar edhe jetën e kalimtarëve në afërsi, vihet në pranga autori.

    Në pranga vihet edhe një 30-vjeçar, pasi dyshohet se drejtonte automjetin nga ku autori qëlloi me armë zjarri.
    Sekuestrohet automjeti i përdorur nga autorët gjatë ngjarjes, ndërsa vijon puna për gjetjen e armës së zjarrit.

    Në vijim të veprimeve hetimore për ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme, rreth orës 12:10, në Kombinat, ku u qëllua me armë zjarri në drejtim të automjetit me të cilin lëviznin shtetasit R. K., 38 vjeç, dhe Zh. K., specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Forcat Operacionale të DVP Tiranë dhe me Komisariatin e Policisë Nr. 6, në kuadër të operacionit “Quick Response”, kapën dhe vunë në pranga shtetasit:
    • O. A(V)., 28 vjeç
    • S. B., 30 vjeç, të dy banues në Kombinat
    Gjithashtu, u proceduan penalisht shtetasit R. K., Zh. K., F. K. dhe B. M.

    Nga hetimet paraprake ka rezultuar se 4 shtetasit e proceduar penalisht janë konfliktuar fizikisht me 2 autorët e ngjarjes. Pas konfliktit, për motive të dobëta, shtetasi O. A(V). ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të 38-vjeçarit, ndërsa shtetasi S. B. drejtonte automjetin nga ku qëlloi me armë zjarri 28-vjeçari.

    Nga të shtënat janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

    Kombinat policia sherri
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Trump emëron Jay Clayton në krye të inteligjencës kombëtare të SHBA

    June 11, 2026

    Ndryshime në administratë/ Këshilltarët e ministrave largohen automatikisht me ikjen e titullarit

    June 11, 2026

    Shakira dhe Burna Boy ndezin ceremoninë hapëse të Botërorit 2026 në “Azteca”

    June 11, 2026

    Kupa e Botës nis me spektakël/ Ceremoni madhështore dhe performancë e Shakirës ndezin stadiumin

    June 11, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.