Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Hapja e basteve, ministri i Financave: Kanë mbetur vetëm dy akte nënligjore

    “Onkologjiku”/ Prokuroria Tiranës mbyll hetimet, çon ne gjyq zyrtarë e mjekë të QSUT

    PD i mbyll derën Alesja Balliut/ E penguan për të rivalizuar Berishën, deputetja: Kriteret i shërbejnë vetëm kryetarir

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    I fusnin brenda çiftelive dhe mobilieve, zbardhet skema e grupit që trafikonin armë drejt Anglisë

    August 3, 2024
    I fusnin brenda çiftelive dhe mobilieve, zbardhet skema e grupit që trafikonin armë drejt Anglisë

    Zbardhen detaje të reja nga grupi prej 6 personash që merrej me trafik armësh nga vendi ynë drejt Britanisë së Madhe.

    Zbulohet roli që ka pasur secili nga 3 të arrestuarit në vendin tonë dhe që Gjykata e Posaçme u caktoi masën e sigurimit “arrest në burg”. Bëhet me dije se Abdulla Hoxha merrej me sigurimin e armëve ose pjesëve të tyre dhe municionin luftarak. Ndërsa Bojken Turtuli kishte rolin e transportuesit të armëve drejt Anglisë për llogari të tre personave të shpallur në kërkim. Rifat Avdija ishte administrator i fabrikës ku prodhoheshin mobiliet.

    Të njëjtat burime kanë bërë me dije se gjatë kohës kur orenditë shtëpiake si tavolina dhe kolltuqe prodhoheshin atyre ju bëheshin edhe sirtare apo vende shtesë brenda të cilëve futeshin armë ose pjesë të tyre për t’i dërguar me furgona në Britaninë e Madhe. Madje në një raste sipas hetimeve rezulton që të jenë përdorur edhe çifteli për të bërë trafikun e municionit.

    Porositës të armëve sipas hetimeve të SPAK rezultojnë që të jenë 3 personat e shpallur në kërkim nga drejtësia jonë me masë sigurimi “arrest në burg” në mungesë. Grupi hetimor ka dyshime se ato jetojnë në Angli dhe se armët u duheshin për ngjarje kriminale. Për këtë çështje SPAK është duke bashkëpunuar edhe me autoritetet britanike për të bërë të mundur arrestimin e tre të dyshuarve. SPAK ka dyshime se ata janë persona me precedent penal dhe për këtë arsye blenin armë.

    Në cilësinë e provës materiale , u sekuestruan 24 pistoleta, 1 Kallashikov, qindra fishekë, lazera që i montohen armëve speciale për qitje në distancë dhe disa pajisje optike, veshje kamuflazhi si ato të forcave speciale, 4 automjete, 8 celularë, karta sim, 2 laptop dhe 2 thika. Ky operacion vjen pas atij të vitit 2023 ku u sekuestruan 8 pistoleta glock brenda sirtarit të një tavoline.

    Britani e Madhe spak trafik armesh
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Hapja e basteve, ministri i Financave: Kanë mbetur vetëm dy akte nënligjore

    April 30, 2026

    “Onkologjiku”/ Prokuroria Tiranës mbyll hetimet, çon ne gjyq zyrtarë e mjekë të QSUT

    April 30, 2026

    PD i mbyll derën Alesja Balliut/ E penguan për të rivalizuar Berishën, deputetja: Kriteret i shërbejnë vetëm kryetarir

    April 30, 2026

    Bordi i Transparencës rrit sërish çmimin e karburanteve! Ja sa do blihet nafta dhe benzina

    April 30, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 29, 2026

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Nga Albatros Rexhaj Demokracitë e reja nuk reformohen me deklarata. Ato reformohen me punë të…

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 30 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 29 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.