Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    SPAK kontrolle tek biznesmeni Dodë Doçi dhe kompania e Vilave Lura në Lalz, dokumenti i dosjes KOKAINA

    Venecia i shpall ‘luftë’ turizmit masiv, kryebashkiaku i ri propozon rritjen drastike të biletës së hyrjes deri në 50 euro

    Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Të tjera

    Kërkon mandatin e deputetit në Qarkun e Durrësit, Kolegji Zgjedhor rrëzon Andia Ullirin

    August 19, 2025

    Në Kolegjin Zgjedhor u shqyrtua sot kërkesa e demokrates Andia Ulliri për marrjen e mandatit të deputetit në qarkun e Durrësit.

    Ulliri kishte kërkuar rrëzimin e vendimit të KQZ-së, e cila i dha mandatin ish-prokurorit Arjan Ndoja. Ajo u përfaqësua nga avokati Indrit Sefa, ndërsa Ndoja nuk ishte i pranishëm, por përfaqësohej nga avokati Rexhë Margjeka.

    Që në fillim të seancës, avokati i Ndojës kërkoi që Ulliri të mos njihej si palë legjitime ankimuese. Pas dëgjimit të palëve, trupi gjykues vendosi pushimin e çështjes, duke argumentuar se Andia Ulliri nuk legjitimohet si palë paditëse për t’iu drejtuar Kolegjit Zgjedhor.

    Pas vendimit, avokati Sefa e cilësoi vendimin si një “justifikim absurd”.

    Kandidatja demokrate ka kërkuar mandatin e deputetit duke argumentuar se ai i takon asaj për shkak të kuotës gjinore. Megjithatë, më herët kërkesat e saj janë rrëzuar si nga Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), ashtu edhe nga kryekomisioneri Celibashi, me argumentin se lista e hapur dhe lista e mbyllur funksionojnë të ndara.

    Kujtojmë Andia Ulliri kandidoi në listat e Partisë Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore në zgjedhjet e fundit parlamentare.

    Andia Ulliri deputete
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    SPAK kontrolle tek biznesmeni Dodë Doçi dhe kompania e Vilave Lura në Lalz, dokumenti i dosjes KOKAINA

    June 19, 2026

    Venecia i shpall ‘luftë’ turizmit masiv, kryebashkiaku i ri propozon rritjen drastike të biletës së hyrjes deri në 50 euro

    June 19, 2026

    Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

    June 19, 2026

    Reuters: Mark Rutte dhe ministri shqiptar Ermal Nufi në takimin e NATO-s në Bruksel

    June 19, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 18, 2026

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Nga Ardit RadaKa politikanë që dallohen për betejat që zgjedhin të bëjnë. Ka të tjerë…

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 19 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.