Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Parashikimi i motit për ditën e sotme, 16 Qershor 2026

    Ndahet nga jeta doktori i njohur pediatër Edi Tushe, mesazhi prekës i kolegëve: Sot tavolina jote mbeti bosh

    Bllokimi i rrugës së Aeroportit të Rinasit, policia procedon penalisht 19 persona. Sekuestrohen 2 automjete

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kosovë

    Paraburgim për të dyshuarin për vr*sjen në Baicë

    August 13, 2025

    Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të dyshuarit për vrasjen e Enver Bajraktarit në Baicë të Lipjanit.

    Kjo masë iu caktua pasi sipas gjykatës, T.K. – i cili ka pranuar fajësinë – ka rrezik që të arratiset apo të fshehëm ndryshojë apo falsifikojë provat.

    Gjykata tha se dyshohet se vrasja është kryer në bashkëkryerje, por “ende nuk janë siguruara informata të mjaftueshme për bashkëkryesit potencialë”.

    Si ndodhi vrasja?

    Në njoftimin e lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, pas mbajtjes së seancës dëgjimore, janë dhënë detaje lidhur me vrasjen e Bajraktarit.

    Autoritetet gjyqësore dyshojnë se T.K., më 3 gusht nga ora 16:00 dhe deri rreth orës 12:10 të ditës tjetër, në Baicë të Lipjanit, pas mosmarrëveshjeve paraprake me viktimën “me dashje e në bashkëkryerje edhe me persona ende të paidentifikuar deri më tani, në mënyrë dinake dhe mizore privojnë nga jeta”.

    Sipas Gjykatës Themelore, viktima kishte dalur nga shtëpia rreth orës 16:00 të 3 gushtit për të kullotur gjedhet e tij në livadhet e fshatit. Ai fillimisht ishte goditur me mjete të forta në kokë dhe trup, më pas dyshohet se ishte ngufatur dhe trupi i ishte tërhequr zvarrë për disa metra përmes një arre të mbjellë me misër.

    Të dyshuarit, kishin hequr disa rrënjë misri, kishin gërmuar një gropë në thellësi mbi një metër, kishin vendosur trupi e pajetë dhe sipër kishin vendosur dërrasa, dhe, si dhe rrënjë misri.

    Autoritetet gjyqësore njoftuan se më 4 gusht familjarët e viktimës kishin nisur kërkimin e tij në mesditë nëpër fshat, kur e kishin gjetur trupin e tij.

    Gjykata Themelore tha se T.K. ka të kaluar kriminale, përkatësisht ndaj tij ka dy aktgjykime të plotfuqishme.

    T.K. u arrestua më 12 gusht gjatë kontrolleve të kryera në Baicë. Prokuroria më pas njoftoi se ai kishte pranuar se e ka kryer vrasjen e Enver Bajraktarit dhe ndaj tij u shqiptua masa e ndalimit policor prej 48-orësh./REL

    Thashethemet për një romancë të re/ Egli: Mos mendoni se jam kaq e cekët

    Baicë Gjykata Themelore Prishtine
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Parashikimi i motit për ditën e sotme, 16 Qershor 2026

    June 16, 2026

    Ndahet nga jeta doktori i njohur pediatër Edi Tushe, mesazhi prekës i kolegëve: Sot tavolina jote mbeti bosh

    June 16, 2026

    Bllokimi i rrugës së Aeroportit të Rinasit, policia procedon penalisht 19 persona. Sekuestrohen 2 automjete

    June 15, 2026

    Grabisnin makina në Greqi dhe u falsifikonin të dhënat, arrestohen 11 shqiptarë

    June 15, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.