Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Lufta me Iranin-përballja midis Trump dhe Kongresit

    Përplasja me Friedrich Merz, SHBA po shqyrton mundësinë e reduktimit të trupave amerikane në Germani

    Gara per kreun e ri të PD-së, sot skadon afati për dorëzimin e kandidaturave

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Takimi Trump-Putin në Alaskë, Shtëpia e Bardhë po shqyrton mundësinë e ftesës së Zelenskyt

    August 10, 2025
    Takimi Trump-Putin në Alaskë, Shtëpia e Bardhë po shqyrton mundësinë e ftesës së Zelenskyt

    Ferragosto në Alaska. Këtu do të takohen të premten presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe homologu rus, Vladimir Putin, për një samit në nivelin më të lartë ku do të diskutohet e ardhmja e konfliktit në Ukrainë. Dhe në Shtetet e Bashkuara ka nisur tashmë polemika: “Vendi i vetëm më i mirë për Putinin do të kishte qenë Moska”, shpërthen duke folur pa pushim në të gjitha televizionet John Bolton, ish-këshilltari për sigurinë kombëtare i Trumpit, duke e paraqitur takimin si një fitore të rusëve.

    Të pakënaqur janë edhe partnerët europianë: të cilët kanë kërkuar tre herë nga Steve Witkoff shpjegime të qarta se në çfarë konsistojnë realisht propozimet e Putinit për të arritur një armëpushim. Sepse fillimisht i dërguari special kishte folur për një Moskë të gatshme të tërhiqej nga zona në jug të Zaporizhias dhe Khersonit në këmbim të kontrollit të plotë të Donetskut. Më pas, ai kishte thënë se në fakt do të ngrinin thjesht vijën e frontit. Por, me sa duket, nuk e kishte kuptuar mirë: në fund doli se e vetmja ofertë në tryezë ishte tërheqja e njëanshme e Ukrainës nga Donetsku. Dhe kështu, çështja e territoreve mbetet nyja më kritike për t’u zgjidhur. Aq më tepër pasi vetë Trump ka sugjeruar “një farë shkëmbimi në terren”, duke sinjalizuar gatishmërinë e SHBA-së për të mbështetur kërkesat ruse.

    Plani u hodh menjëherë poshtë nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky. Europianët, dje, punuan për një kundërpropozim, duke konfirmuar “mbështetjen e plotë për Kievin”.

    Megjithatë, mbeten ende detaje të komplikuara: nga garancitë e sigurisë për Ukrainën te e ardhmja e aseteve ruse të ngrira. Së bashku me çështjen Zelensky: Putini nuk e dëshiron. Por, të paktën për këtë, “The Donald” i ka qetësuar aleatët, duke thënë se dëshiron ta takojë menjëherë pas samitit.

    Sipas NBC, presidenti po shqyrton gjithashtu mundësinë për ta ftuar megjithatë homologun ukrainas në Alaska, duke mbetur “i hapur për një takim trepalësh”. Moska e hedh poshtë kritikat europiane dhe paralajmëron: “Vendet e interesuara për të vazhduar konfliktin do të bëjnë përpjekje titanike – provokime dhe dezinformata – për të minuar takimin e planifikuar”, ka akuzuar kreu i negociatorëve rusë për rifillimin e marrëdhënieve ekonomike me SHBA-në, Kirill Dmitriev.

    Vendndodhjen amerikane të samitit e njoftoi vetë Trump, të enjten në mbrëmje, me një postim në rrjetin e tij social Truth, pa ofruar megjithatë detaje të tjera. Një rast historik, padyshim. Takimi i parë ballë për ballë mes liderëve të dy vendeve që prej qershorit 2021, kur ishte Joe Biden që takoi Putinin, në një vend neutral në Gjenevë. Mbi të gjitha, rikthimi i rusit në Amerikë që prej shtatorit 2015, kur, në kohën e Barack Obamës, mori pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

    Alaska ka qenë tashmë skenë e takimeve në nivel shumë të lartë. Po në vitin 2021, Biden priti në Anchorage – qyteti më i populluar i atij territori të mbuluar me akull për pjesën më të madhe të vitit – presidentin kinez Xi Jinping. Vendi i takimit mund të jetë i njëjti. Por mund të zgjidhet edhe kryeqyteti Juneau ose ndonjë vendpushim i largët.

    Duke folur për median katolike EWTN, Sekretari i Shtetit Marco Rubio – dikur mbështetës i madh i Kievit – ka shpjeguar se amerikanët në një farë mënyre “e kuptojnë se çfarë duan rusët për ta ndalur luftën. Nëse ne e mbushim hendekun mes ukrainasve dhe rusëve, presidenti mund të marrë pjesë në çdo lloj takimi dhe ndoshta ta afrojë marrëveshjen”. Edhe senatori Lindsey Graham, republikani nga Karolina e Jugut, mik i madh i Trumpit (dhe gjithmonë pro-Ukrainës), ka mbrojtur ftesën amerikane: “Atyre që e kritikojnë atë për gatishmërinë për t’u takuar me Putinin tek ne, vetëm e vetëm për t’i dhënë fund gjakderdhjes në Ukrainë, i kujtoj se Reagan u takua me Gorbaçovin për t’i dhënë fund Luftës së Ftohtë”. Duke u shprehur i bindur: “Nëse Putini do të këmbëngulë për një marrëveshje të papërshtatshme, Trump do të largohet. Ashtu siç bëri Reagan”./ La Repubblica

    Shtëpia e Bardhë po shqyrton mundësinë e ftesës së Zelenskyt Takimi Trump-Putin në Alaskë
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Lufta me Iranin-përballja midis Trump dhe Kongresit

    April 30, 2026

    Përplasja me Friedrich Merz, SHBA po shqyrton mundësinë e reduktimit të trupave amerikane në Germani

    April 30, 2026

    Gara per kreun e ri të PD-së, sot skadon afati për dorëzimin e kandidaturave

    April 30, 2026

    Këmbimi valutor për ditën e sotme, 30 Prill 2026

    April 30, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 29, 2026

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Nga Albatros Rexhaj Demokracitë e reja nuk reformohen me deklarata. Ato reformohen me punë të…

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 30 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 29 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.