Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në Qafë Koshovicë, Fier, ku një automjet tip “Benz” ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.
Në mjet ndodheshin katër persona, përfshirë drejtuesin, shtetasin E. S., 44 vjeç nga Patosi. Tre pasagjerët dhe shoferi kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me urgjencë në spitalin e Fierit. Sipas mjekëve, ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.


Policia bën me dije se dyshohet që drejtuesi ka humbur kontrollin e automjetit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet e plota të aksidentit.


