Një aksident rrugor u regjistrua këtë mesditë në aksin Poçem–Akerni, në afërsi të Mallakastrës, ku një kamion u përmbys, duke shkaktuar bllokim të qarkullimit për disa orë.
Fatmirësisht, drejtuesi i mjetit ka shpëtuar pa lëndime, ndërsa si pasojë e aksidentit, inerte të shumta janë derdhur në rrugë, duke ndaluar kalimin e automjeteve në të dy drejtimet.
Ngjarja ndodhi pranë njërës prej hyrjeve kryesore të rrugës që të çon në aeroportin e Vlorës, duke shkaktuar vonesa për qarkullimin, veçanërisht në orët e pikut.
Shkaqet e përmbysjes së kamionit mbeten ende të paqarta, ndërkohë që grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Radar.al


