Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me zënkën mes Noizyt dhe ‘Medit’.
Medi Iseni dyshohet se u pre në besë nga reperi shqiptar, Arkimed Lushaj, i njohur me emrin Stresi.
Sipas burimeve Arkimedi e kishte ftuar për ta takuar, por ndërkohë ai thjesht I kishte organizuar një “kurth”, për ta vendosur në të njëjtin ambient me Noizyn dhe grupin e tij.
Pasi Medi Iseni dhe shoku i tij u futën në një dhomë, ata u përballën me Noizyn dhe 7 persona të tjerë të grupit të tij, dhe mes tyri plasi grushti me doreza hekuri dhe sende të forta.
Pas ngjarjes ata u dërguan me urgjencë në spital.
Media kosovare “Gazeta Sinjali” ka publikuar pamjet e Medi Isenit dhe Bekim Hadergjonajt, ku ata shihen me plagë të shumta në kokë dhe trup, si dhe të mbuluar në gjak.


Zëdhënësi i policisë në Pejë, Shkodra Nikçi deklaroi se Prokuroria ka nisur hetimet lidhur me rastin, teksa deri më tani ende nuk ka asnjë të arrestuar. Si rrjedhojë aludohet se Noizy është një njeri i afërt me politikanët e ndaj po mbrohet nga institucionet e Kosovës.
“Është inicuar rast për këtë çështje. Policia është ne fazën e grumbullimit te provave. Jemi në pritje për të gjeturat e Policisë. Prokurori i shtetit pasi ti marre te gjeturat e Policisë do veprojë komfor dispozitave ligjore”, tha Nikçi për median e Kosovës.
Noizy dhe Medi Iseni janë përfshirë në konflikt edhe rreth dy vite më parë. Ngjarja ndodhi gjatë një koncerit të reperit,ku fansat e tij dhunuan duke qëlluar me grushte Medi Isenin.


