Drejtori sportiv i Kukësit, Naim Halili pas eliminimit të Egnatias dhe Partizanit nga Liga e Konferencës ka reaguar përmes një postimi në rrjete sociale.
Halili i kushtoi vëmendje edhe çështjes së Tiranës për “fshehje të të ardhurave” në sezonet 2014-2016.
Halili njofton se në lojë duhet të futet edhe SPAK-u për shkak se ka shumë klube të tjera si Tirana.
“Ja panë hajrin “Final 4″. Siç e ka emrin ashtu shkëlqyen edhe ekipet e Abisnet Superiore. Të gjitha ngelën në klasë, Tani kemi edhe një precedent tjetër me ekipin e Tiranës. Nuk është vetëm klubi i Tiranës, të gjithë si Tirana janë. Tani duhet të futet SPAK-u në lojë për të gjitha ekipet dhe tu kontrollojë bilancin dhe sigurimet, unë besoj se nuk do të ketë ekipe futbolli në Shqipëri. Si i mbajnë klubet pa asnjë aktivitet, me disa mini hotele dhe aktivitete të dyshimta. Po ta ndjekim këtë logjikë do të djeget dikush ndoshta ai që duhet i paprekshëm. Sepse janë bërë edhe klubet tona si micro creditë duke marrë hua. Qeveria dhe SPAK në aksion për të rregulluar njëherë e mirë sportin në Shqipëri”, shkruan ai.


