Kryeministri Edi Rama ka nisur ditën e sotme me një përshëndetje të veçantë për ndjekësit e tij në rrjetet sociale, këtë herë nga bregdeti verior i Shqipërisë.
Në një postim të publikuar mëngjesin e sotëm, Rama ndan pamje nga Plazhi i Kunes në Lezhë, një zonë e njohur për gjelbërimin natyror dhe afërsinë me brigjet e Adriatikut.
“MIRËMËNGJES dhe nga Plazhi i Kunes në Lezhë, mes gjelbërimit dhe freskisë së Adriatikut, ju uroj një ditë të bukur”, shkruan Rama.
Ky postim vjen si pjesë e komunikimeve të përditshme të Kryeministrit, të cilat shpesh shoqërohen me imazhe nga natyra shqiptare dhe destinacione të ndryshme turistike, duke shërbyer njëkohësisht edhe si promovim i bukurive natyrore të vendit.
Plazhi i Kunes është një nga perlat e Lezhës, që vitet e fundit ka tërhequr gjithnjë e më shumë vizitorë vendas dhe të huaj, falë natyrës së paprekur dhe qetësisë që ofron.
Postimi i plotë i kryeministrit Edi Rama:
Radar.al


