Sulmet ajrore të ushtrisë ruse në rajonin e Zaporizhias, në juglindje të Ukrainës, kanë shkaktuar vdekjen e tre personave dhe dëme të mëdha materiale.
Sipas oficerit ushtarak ukrainas Ivan Federov, një numër i konsiderueshëm banesash janë shkatërruar, ndërsa infrastruktura civile është goditur rëndë nga bombardimet.
Ndërkohë, forcat ruse vijojnë të përqendrojnë ofensivën në rajonet lindore dhe jugore të vendit, teksa lufta ka hyrë në vitin e saj të tretë – që prej fillimit të pushtimit në shkurt të vitit 2022.
Në atë kohë, Rusia shpalli aneksimin e katër rajoneve ukrainase – Kherson, Zaporizhia, Donetsk dhe Luhansk – përveç Krimesë, të marrë nën kontroll në vitin 2014. Që prej atëherë, Moska po përpiqet të konsolidojë kontrollin e plotë mbi këto territore të pushtuara.
Radar.al


