Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Nufi: Aksi Milot–Balldren, një korridor zhvillimi për Veriun e Shqipërisë

    Raporti/ SHBA e shqetësuar se Izraeli po spiunon zyrtarë të lartë amerikanë

    “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, ja si do të mbështeten bizneset shqiptare! Qeveria jep detajet e programit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    U akuzua për fshehjen e të ardhurave e të futbollistëve/ Refik Halili dëshmon: Kur mora dokumentet zbulova se nuk është paguar asnjë taksë

    August 1, 2024
    U akuzua për fshehjen e të ardhurave e të futbollistëve/ Refik Halili dëshmon: Kur mora dokumentet zbulova se nuk është paguar asnjë taksë

    Prokuroria e Tiranës përfundoi hetimet dhe dërgoi për gjykim ‘Klubin e Futbollit Tirana’ dhe administratorin e tij, Refik Halilin.

    Halili u akuzua se nuk deklaroi listëpagesat e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për 26 lojtarë në sezonin 2015-2016.

    Refik Halili është marrë në pyetje më datë 24 maj të 2024 për të zbuluar të dhënat e zhvillimeve që po hetoheshin.Administratori u pyet konkretisht në lidhje me shumën 22 milionë lekë që nuk janë deklaruar në organin tatimor,gjatë asaj periudhe kohore.

    “Klubi i Tiranës është privatizuar në shtator 2011, duke e kthyer në shoqëri aksionere me kapital 100% dhe ka vazhduar të jetë e tillë deri në Maj 2015”, tha administratori.

    Halili deklaron se ka qenë administrator i klubit që në Maj 2015 me 66% të aksioneve dhe sipas tij në momentin e privatëzimit, në këtë muaj nuk bënin dorëzimin e dokumenteve, kryesisht financiare. Ai u shpreh se kur i ka marrë dokumentet ka mësuar se në zyrën e tatimeve nuk është paguar asnjë taksë.

    Taksat së bashku me energjinë elektrike, ujësjellësi, pagat e futbollistëve apo gjyqet e humbura, thotë ai, arrinin një vlerë prej 4.2 milion euro dhe se disponon vendimet e gjykatës si dhe shkresat e përmbaruesve të cilën kur është emëruar administrator në vitin 2015 kanë qenë të bllokuara.
    Ndërsa, për fshehjen e të ardhurave të tatim fitimit 22 milionë lekë në periudhën 2013-2016 ai ka deklaruar se kubin e futbollit “e ka marrë në administrim në Maj 2015, dhe për vitet e mëparshme mbajnë përgjegjësi personat që kanë qenë më parë”.

    Për akuzat se 26 futbollistë nuk janë deklaruar në organin tatimor, ku për periudhën 2014-2016 vlera totalle rezulton 29 milionë lekë, Halili ka dëshmuar se do të vendosë në dispozicion në një moment të dytë të gjithë listëpagesat e futbollistëve dhe të punonjësve.

    Por Halili nënvizon se në kohën që e ka patur klubin në administrim sigurimet shoqërore të futbollistëve janë bërë të gjitha.

    deshmia gjykimi Refik Halili
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Nufi: Aksi Milot–Balldren, një korridor zhvillimi për Veriun e Shqipërisë

    June 6, 2026

    Raporti/ SHBA e shqetësuar se Izraeli po spiunon zyrtarë të lartë amerikanë

    June 6, 2026

    “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, ja si do të mbështeten bizneset shqiptare! Qeveria jep detajet e programit

    June 6, 2026

    Lufta me Iranin po shkakton një krizë të re

    June 6, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.