Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Banorët e kompleksit “Arlis” firmosin peticion pas zjarrit: Qira, dëmshpërblim dhe garanci sigurie

    31 raste pa kontroll territori, Prokuroria Fier çon në gjyq kryeinspektorin dhe 2 zyrtarë të IMT Divjakë

    Zbardhet djegia e makinës së policit në Vlorë/ Arrestohen autori dhe porositësi, dyshohet hakmarrje pas arrestimit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Mori për kamariere 20-vjeçaren ruse, por e shfrytëzoi për prostitucion, pranga 46-vjeçarit në Durrës. Një në kërkim (EMRI)

    July 27, 2025

    Klodjan Domi 46 vjeç nga Durrësi ka përfunduar në prangat e policisë, pasi akuzohet për trafikim dhe shfrytëzim për prostitucion të një vajze 20-vjeçare me shtetësi ruse.

    Arrestimi u bë në kuadër të operacionit të koduar “Gjuetari”, të zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Policinë e Durrësit. Sipas hetimeve, i arrestuari Domi kishte mashtruar të renë me premtimin se do ta punësonte si kameriere. Pasi e kishte futur në mënyrë të paligjshme në Shqipëri, nga Podgorica, në tetor të vitit 2023, ai e kishte detyruar të ushtronte prostitucion në hotele të ndryshme, duke përdorur dhunë fizike dhe kërcënime të vazhdueshme.

    Viktima u shfrytëzua për rreth dy vite, ndërsa pagesat për çdo takim varionin nga 250 deri në 300 euro, të cilat përfitoheshin nga vetë 46-vjeçari. Vajza u detyrua të kryente marrëdhënie me persona të ndryshëm, në kushte të papranueshme dhe nën presion të vazhdueshëm.

    Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë gjahu teke të markës “KralArms”, dy palë dylbi dhe tre telefona celularë, që dyshohet se janë përdorur për aktivitetin kriminal.

    Gjithashtu, në kuadër të hetimeve është shpallur në kërkim një 39-vjeçar, shtetasi E. S., gjithashtu banues në Durrës, i dyshuar si i përfshirë në këtë rast.

    Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme hetimore.

    46-vjeçari arrestimi Durrës Klodjan Domi prostitucion
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Banorët e kompleksit “Arlis” firmosin peticion pas zjarrit: Qira, dëmshpërblim dhe garanci sigurie

    April 18, 2026

    31 raste pa kontroll territori, Prokuroria Fier çon në gjyq kryeinspektorin dhe 2 zyrtarë të IMT Divjakë

    April 18, 2026

    Zbardhet djegia e makinës së policit në Vlorë/ Arrestohen autori dhe porositësi, dyshohet hakmarrje pas arrestimit

    April 18, 2026

    Balla reagon ashpër pas vendimit të Gjykatës Administrative për deputetët e PD: Lajthitje, ndërhyrje në kompetencat e Kuvendit

    April 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.