FIER– “Blutë” e Fierit kanë vënë në pranga edhe Valbona Ramën. Nënën e 26-vjeçares që vrau babain e saj.
Kujtojmë se ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në një familje në Fier, ku Emanilda Rama, 26 vjeç, është arrestuar më pasi ka vrarë babanë e saj, Anesti Rama me tel dhe ngjarjen e ka raportuar në polici si vdekje aksidentale.
Në polici është shoqëruar si fillim edhe nëna e saj pasi dyshohet se ka ndihmuar vajzën në pastrimin e trupit të viktimës me qëllim inskenimin e ngjarjes si aksidentale.
Ngjarja e cila ka ndodhur në fshatin Frashër të Fierit, është kallëzuar nga vajza në polici rreth orës 23:00. Pas kallëzimit, policia gjatë dëshmisë të 26-vjeçares dhe gjatë veprimeve të para hetimore, kanë ngritur dyshime se vdekja e 56-vjeçarit nuk ishte aksidentale dhe për këtë arsye kanë vijuar hetimet e thelluara. Pas përfundimit të hetimeve të kryera në koordinim me Prokurorinë e Fierit, ka rezultuar se Emanilda Rama ka vrarë babanë e saj për motive të dobëta./Radar.al
Vajza mbyt të atin/ Zbulohen detaje tronditëse, 56-vjeçari u masa*rua në organet gjenitale


