Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të martë në aksin rrugor Peshkopi–Luzni, ku një automjet ka dalë nga rruga, duke lënë të plagosur një çift bashkëshortësh.
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në një kthesë të rrugës rurale, ku për shkaqe ende të paqarta, drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin. Si pasojë, makina ka përfunduar jashtë rruge, duke shkaktuar plagosjen e të dy pasagjerëve.
Gruaja ndodhet në gjendje të rëndë dhe po bëhen përgatitjet për ta transportuar me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Ndërkohë, bashkëshorti i saj ka marrë lëndime më të lehta dhe po merr trajtim mjekësor në spitalin e Peshkopisë.


