Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Jimmy Kimmel refuzon të kërkojë falje pas komenteve për Melania Trump, Shtëpia e Bardhë: Njeri i gjorë

    Ka*abis në xhep për të dënuarin, kapet në burgun e Fushë-Krujës gruaja

    Aksident në ByPass-in e Vlorës, makina përplas tufën me dhi, plagoset bariu, ngordhin disa krerë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Lajmet e fundit

    Vala ekstreme e të nxehtit përfshin Greqinë, temperaturat arrijnë 45°C. Mbyllet Akropoli

    July 22, 2025

    Greqia po përballet me një valë të nxehti ekstreme, me temperatura që kanë arritur kulmin këtë të hënë. Sipas shërbimit meteorologjik meteo.gr, temperaturat më të larta deri tani janë regjistruar në qytetet Kardicë dhe Larisë, ku termometri ka shënuar plot 45 gradë Celsius.

    Përveç këtyre dy qyteteve, nxehtësia përvëluese është ndjerë fort edhe në Tyrnavos, Thebë, Farsala, Tragana (Fthiotidë) dhe Avlona (Atikë), ku temperaturat kanë qenë vetëm pak më të ulëta.

    Në Larisë, kushtet ekstreme klimatike e kanë shndërruar qytetin në një “fantazmë”, me rrugët dhe sheshet thuajse të zbrazëta, pasi banorët janë të detyruar të qëndrojnë në ambiente të brendshme për shkak të vapës së padurueshme.

    Autoritetet greke kanë paralajmëruar për rreziqe të larta, duke këshilluar shmangien e daljes në orët e pikut dhe marrjen e masave mbrojtëse ndaj temperaturave përvëluese, veçanërisht për të moshuarit, fëmijët dhe personat me probleme shëndetësore.

    Akropoli dhe monumentet e tjera arkeologjike në Athinë mbyllen përkohësisht për shkak të valës së të nxehtit

    Për shkak të valës së të nxehtit që ka përfshirë vendin, hyrjet në Akropol dhe disa nga vendet kryesore arkeologjike në Athinë do të qëndrojnë të mbyllura nga e hëna, 22 korrik, deri të premten, 25 korrik 2025, gjatë orëve më të nxehta të ditës.

    Sipas njoftimit zyrtar të lëshuar nga Drejtoria e Monumenteve Arkeologjike të Qytetit të Athinës, monumentet do të qëndrojnë të mbyllura çdo ditë nga ora 12:00 deri në 17:00, për të garantuar sigurinë e punonjësve dhe vizitorëve.

    Monumentet e përfshira në këtë masë janë:

    Akropoli dhe Klitya
    Tempulli i Zeusit Olimpik (Olympeion)
    Likeu i Aristotelit
    Agora Romake
    Agora Antike
    Biblioteka e Adrianit

    Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve dhe turistëve të shmangin ekspozimin në diell gjatë orëve të pikut dhe të ndjekin udhëzimet e sigurisë.

    Akropoli greqi temperaturat
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Jimmy Kimmel refuzon të kërkojë falje pas komenteve për Melania Trump, Shtëpia e Bardhë: Njeri i gjorë

    April 29, 2026

    Ka*abis në xhep për të dënuarin, kapet në burgun e Fushë-Krujës gruaja

    April 29, 2026

    Aksident në ByPass-in e Vlorës, makina përplas tufën me dhi, plagoset bariu, ngordhin disa krerë

    April 29, 2026

    Arrestohet ish-drejtori i FBI-së, akuza për kërcënim ndaj Trump

    April 29, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 29, 2026

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Nga Albatros Rexhaj Demokracitë e reja nuk reformohen me deklarata. Ato reformohen me punë të…

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 29 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Prill 2026

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju, horoskopi 27 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.