Një 43-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur rëndë pas një aksidenti në vendin e punës në Cavaso del Tomba, Itali. Ngjarja ndodhi në rrugën San Pio X, gjatë punimeve për vendosjen e fibrës optike, kur një kamion humbi kontrollin dhe u përplas me murin e një shtëpie, duke bllokuar shqiptarin mes mjetit dhe murit.
Sipas mediave italiane, punëtori ka pësuar dëmtime të rënda në zonën e legenit dhe barkut, dhe është transportuar me urgjencë në spitalin e Trevisos. Gjendja e tij shëndetësore është e rëndë, por ai nuk rrezikon jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur karabinierët dhe inspektorët e Spisal, të cilët kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit dhe për të verifikuar nëse janë respektuar rregullat e sigurisë në punë.


