Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Alarm në prag të Botërorit 2026, gjendet një trup i pajetë pranë bazës stërvitore të Iranit në Meksikë

    Thirrjet për bojkot të koncerteve të Ylli Limanit, reagon Edi Rama: Gjuha e urrejtjes është e papranueshme

    Truku i thjeshtë për freski në shtëpi, pse rekomandohet të lini dollapin hapur në ditët e nxehta

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Lajmet e fundit

    Seanca e Kuvendit/ Pse hipi mbi karrige Dash Sula gjatë seancës së Kuvendit?

    July 31, 2024
    Pse hipi mbi karrige Dash Sula gjatë seancës së Kuvendit?

    Seanca e jashtëzakonshme për votimin e dekreteve të presidentit për ndryshimet në qeveri u zhvillua me tensione.

    Gjatë seancës u vërejt teksa deputetët e PD-së përplasën tavolinat dhe bllokuan foltoren, madje Dash Sula hipi dhe mbi karrige.

    Deputeti i PD-së reagoi  në lidhje me situatën e tensionuar gjatë seancës plenare të një ditë më parë, të cilën e lidh me zjarret në Shëngjin. Sula në një postim në Facebook shkruan se ka dashur t‘i kërkojë ministrave të bënin mbledhje urgjente për situatën e zjarreve, ndaj është ngjitur mbi karrige.

    Postimi i Sulës :

    “Shëngjini digjej, Parlamenti krihej” Pasditen e djeshme Parlamenti “celebronte” ndryshimet në qeveri. Kolegët e shumicës të veshur shik, shfaqeshin të buzëqeshur dhe duke perqafuar anëtarët më të rinj të kabinetit për të patur aksesin e tyre në ato institucione më vonë. Disa herë kërkova fjalën për procedurë te Kryetarja e Parlamentit e cila është zgjedhur deputete në Lezhë, por disa herë nuk më dha të drejtën e fjalës. Për të tërhequr vëmendjen e ministrave në ikje dhe atyre në ardhje, vendosa të hipja mbi karrigen ku unë ulem dhe të ngrija zërin për Parlamentin që nuk është në shërbim të qytetarëve. I kërkova duke thirrur me zë të lartë që të mbyllnin “festën” dhe burokracitë e emërimeve të reja, por të bënin një mbledhje urgjete dhe të merrnin masa sepse Shëngjini ishte në rrezik. Në Shëngjin po shkatërroheshin pyjet, banesat private të qytetarëve, hotelet dhe turizmi, ndaj hipja mund të duket e pahijshme, por në një situatë anormale nuk mund të mbetet gjë tjetër përveçse se të ngresh zërin për padrejtësitë dhe lënien në harresë të qytetarëve. Po tregoj mesazhin që më erdhi nga një qytetar pak pasi kishte nisur seanca: “O vëlla! Shëngjini po digjet, ju merreni me llafe aty”, shkruan Dash Sula.

     

    Dash Sula mbi karrige reagimi seanca e Kuvendit
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Alarm në prag të Botërorit 2026, gjendet një trup i pajetë pranë bazës stërvitore të Iranit në Meksikë

    June 13, 2026

    Thirrjet për bojkot të koncerteve të Ylli Limanit, reagon Edi Rama: Gjuha e urrejtjes është e papranueshme

    June 13, 2026

    Truku i thjeshtë për freski në shtëpi, pse rekomandohet të lini dollapin hapur në ditët e nxehta

    June 13, 2026

    Grabitje në prag të Botërorit 2026, vidhen pajisjet e ekipit të Anglisë në SHBA

    June 13, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.