Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Dalin pamjet e incidentit në Onima, Gjesti shihet i armatosur në ambientet e studios

    Tragjedia në Shëngjin, ministri Nufi: Pranë familjeve të viktimave dhe qytetarëve të Kosovës

    Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, një i plagosur jashtë rrezikut për jetën

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kosovë

    Erëra të forta përfshijnë Prishtinën dhe disa qytete të Kosovës, apel për kujdes

    July 17, 2025

    Qytetet e Prishtinës, Mitrovicës, Podujevës, Lipjanit dhe Vushtrrisë janë përfshirë sot nga erëra të fuqishme, të shoqëruara me ngritje të konsiderueshme pluhuri, duke krijuar pamje të turbullta dhe vështirësi në qarkullim.

    Pamjet e publikuara nga MeteoBallkan dhe përdorues të rrjeteve sociale tregojnë rrugë të mbuluara me pluhur dhe qiell të errësuar nga fortësia e erës.

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se, ndonëse parashikohet mot me diell dhe vranësira të pakta, nuk përjashtohet mundësia për reshje të izoluara shiu dhe shkarkesa rrufesh në disa zona gjatë ditës.

    Temperaturat do të luhaten nga 12°C deri në 16°C në orët e mëngjesit, ndërsa gjatë mesditës pritet të arrijnë deri në 29°C. Era do të fryjë nga verilindja me intensitet të lehtë deri mesatar, në intervalin 1 deri në 9 m/s.

    IHMK ka bërë thirrje për kujdes të shtuar, veçanërisht në zonat ku mund të ketë rrufe, duke këshilluar shmangien e qëndrimit në ambiente të hapura gjatë pasdites.

    kosove Prishtine
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Dalin pamjet e incidentit në Onima, Gjesti shihet i armatosur në ambientet e studios

    June 3, 2026

    Tragjedia në Shëngjin, ministri Nufi: Pranë familjeve të viktimave dhe qytetarëve të Kosovës

    June 3, 2026

    Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, një i plagosur jashtë rrezikut për jetën

    June 3, 2026

    Irani pretendon se ka goditur destrojer amerikan në Gjirin e Omanit, paralajmëron “hakmarrje të fortë”

    June 3, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.