Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Nufi: Aksi Milot–Balldren, një korridor zhvillimi për Veriun e Shqipërisë

    Raporti/ SHBA e shqetësuar se Izraeli po spiunon zyrtarë të lartë amerikanë

    “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, ja si do të mbështeten bizneset shqiptare! Qeveria jep detajet e programit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kosovë

    Spiunazh për Serbinë, e pëson keq polici në Kosovë

    July 17, 2025

    Autoritetet kosovare kanë zhvilluar te  enjten një aksion në lidhje me dyshimet për spiunazh, duke intensifikuar luftën kundër rrjetit të spiunazhit. Një polic u arrestua në kuadër të këtij operacioni, bëri të ditur ministri në detyrë i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, i cili deklaroi se “po çmontohen me sukses rrjetet e spiunazhit në Kosovë”.

    “Sot është arrestuar zyrtari policor Bojan Jevtiq, nën dyshimin për veprimtari të kundërligjshme të spiunazhit për llogari të strukturave të sigurisë së Serbisë“, shkroi Sveçla në Facebook.

    Ai tha se “ky është i arrestuari i gjashtë me radhë për rastet e spiunazhit në Kosovë”.

    “Njëri nga të dyshuarit tashmë e ka pranuar fajësinë, duke konfirmuar seriozitetin, profesionalizmin e institucioneve si dhe përfshirjen e Serbisë në përpjekjet destabilizuese ndaj Republikës së Kosovës”, shkroi Sveçla më tej.

    Më herët, Prokuroria Speciale e Kosovës tha se aksioni u krye në bashkëpunim me Inspektoratin Policor të Kosovës dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë.

    Së voni, autoritetet në Kosovë kanë arrestuar, akuzuar e gjykuar serbë e shqiptarë nën dyshimet se po spiunonin për shërbimet e inteligjencës së Serbisë.

    Në qershor, gjykata në Prishtinë dënoi Aleksandar Vllajiqin me pesë vjet burgim, pasi ai u deklarua fajtor për akuzat se ishte përfshirë në spiunazh si anëtar i Agjencisë serbe të Inteligjencës dhe Sigurisë (BIA).

    Momentalisht, dy të dyshuar, Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi, po gjykohen për spiunazh për Serbinë në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

    Ata janë deklaruar të pafajshëm për akuzat se kishin dhënë informacione tek BIA serbe për disa institucione të sigurisë në Kosovë, për UÇK-në dhe masakrën e Reçakut.

    Në Kosovë, spiunazhi përkufizohet si aktivitetet sekret i mbledhjes, transmetimit ose shpërndarjes së informacionit të ndjeshëm në një shtet, organizatë ose grup tjetër.

    Sipas Kodit Penal të Kosovës, spiunazhi konsiderohet krim i rëndë dhe dënohet me të paktën pesë vjet burgim, nëse i dyshuari shpallet fajtor.

    Ekspertët kanë thënë se spiunazhi është kërcënim serioz për sigurinë e Kosovës dhe arrestimet e fundit vetëm sa nxjerrin në pah rrezikun e vazhdueshëm.

    Sipas tyre, ky aktivitet jo vetëm që destabilizon vendin brendapërbrenda, por dëmton edhe pozitën e tij ndërkombëtare.

    Ish-kryeinspektori i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI), Burim Ramadani, e konsideron spiunazhin si një prej kërcënimeve kryesore të sigurisë kombëtare në vend.

    Arrestimet e fundit, por edhe procedurat e tjera penale kundër disa të dyshuarve tregojnë, sipas tij, se sa e cenueshme është Kosova ndaj aktiviteteve të tilla të inteligjencës së huaj.

    “Dëmet që synohen të shkaktohen, janë ato që e nxjerrin Kosovën keq jashtë dhe e vendosin atë nën tension përbrenda”, tha Ramadani për Radion Evropa e Lirë në mars.

    Valdet Hoxha, ish-zëvendësministër i Brendshëm i Kosovës, tha se kryesisht Serbia dhe Rusia kanë apetite për ta nxjerrë Kosovën si “projekt të dështuar të Perëndimit”.

    “Në këtë kontekst, natyrshëm, ato kanë synuar infiltrimin e njerëzve të tyre në mekanizmat e sigurisë, në mekanizmat e tjerë politikë”, tha Hoxha./REL

    Bojan Jevtiq kosove Spiunazh për Serbinë Xhelal Sveçla
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Nufi: Aksi Milot–Balldren, një korridor zhvillimi për Veriun e Shqipërisë

    June 6, 2026

    Raporti/ SHBA e shqetësuar se Izraeli po spiunon zyrtarë të lartë amerikanë

    June 6, 2026

    “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, ja si do të mbështeten bizneset shqiptare! Qeveria jep detajet e programit

    June 6, 2026

    Lufta me Iranin po shkakton një krizë të re

    June 6, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.