Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Kreu i SPAK pret në Prokurorinë e Posaçme ministren e Drejtesisë së Austrisë

    Bordi i Transparencës ul çmimin e naftës dhe benzinës, ja sa do te shiten ne tregun shqiptar

    VIDEO/ Zjarr i marr në Tiranë, merr flakë pallati tek “Jordan Misja”

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    PD kallëzon në SPAK Ministrin e ri të Mbrojtjes Pirro Vëngu: 12 mln euro dëm buxhetit të shtetit

    July 31, 2024
    Ministri i ri i Mbrojtjes Pirro Vëngu.

    TIRANË– Ditën e sotme Gazment Bardhi në emër të Grupit Parlamentar të PD-së, i ka kërkuar SPAK të nis hetimet për ish-drejtorin e Autoritetit Portual Durrës, Ministrin e ri të Mbrojtjes Pirro Vëngu.

    Mësohet se shkak për këtë kallëzim është bërë një procedurë tenderi e realizuar në muajin Korrik 2024 nga Autoriteti Portual Durrës, i cili ka nënshkruar një kontratë konsulence me kompaninë hollandeze Royal Haskoning DHV, me vlerë 12 milionë euro, për mbikëqyrjen e punimeve për ndërtimin e portit të ri të integruar të Durrësit në Porto-Romano.

    Kjo kontratë është lidhur me negocim të drejtpërdrejtë ndërmjet drejtorit të Autoritetit Portual Durrës, Pirro Vëngu dhe përfaqësuesve të kompanisë private Royal Haskoning DHV, pa iu nënshtruar procedurave të zakonshme të prokurimit publik. Ish-drejtori i Autoritetit Portual Durrës, Pirro Vëngu rezulton se ka shmangur të gjitha rregullat e prokurimit publik, duke përzgjedhur drejtpërdrejtë kompaninë fituese, duke cënuar haptazi interesin publik dhe dëmtuar rëndë Buxhetin e Shtetit, me qëllim përfitimin ekonomik të subjektit privat.

    Në këto kushte, ekzistojnë dyshime të arsyeshme të bazuara mbi prova, se Pirro Vëngu, ish-drejtor i Autoritetit Portual Durrës, dhe aktualisht ministër i Mbrojtjes, ka konsumuar veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, të parashikuara nga nenet 248 dhe 258 të Kodit Penal.

    Gazment Bardhi PD pirro vengu
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Kreu i SPAK pret në Prokurorinë e Posaçme ministren e Drejtesisë së Austrisë

    April 29, 2026

    Bordi i Transparencës ul çmimin e naftës dhe benzinës, ja sa do te shiten ne tregun shqiptar

    April 29, 2026

    VIDEO/ Zjarr i marr në Tiranë, merr flakë pallati tek “Jordan Misja”

    April 29, 2026

    Kosova shkon në zgjedhje të parakohshme, Kurti sulmon pakicën në seancën e fundit të Kuvendit: Vendit i duhet opozitë e re

    April 29, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 29 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Prill 2026

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju, horoskopi 27 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.