Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Turizmi në rritje, prilli sjell 19.7% më shumë vizitorë në Shqipëri

    Nga emigracioni në Himarë/ Historia e të riut nga Tropoja që këtë sezon punon si kamarier

    BE hap kanale komunikimi me Kremlinin, zhvillim pozitiv për negociata mbi luftën në Ukrainë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kosovë

    Begaj përkujton gjenocidin e Srebrenicës: 30 vite nga masakra më e rëndë në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore

    July 11, 2025

    TIRANË– Bajram Begaj, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, ka përkujtuar sot 30-vjetorin e gjenocidit të Srebrenicës, duke e cilësuar atë si masakrën më të rëndë që ka njohur Evropa pas Luftës së Dytë Botërore.

    Në një mesazh të ndarë në rrjetet sociale me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Reflektimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë, Presidenti Begaj nënvizon se mbi 8.000 boshnjakë u masakruan nga ushtria serbe dhe mijëra të tjerë u dëbuan nga shtëpitë e tyre.

    “Jemi pranë familjeve që vijojnë të mbajnë dhembjen e thellë për njerëzit e tyre të dashur, viktima të këtij gjenocidi,” shkruan Presidenti Begaj, duke shtuar se Srebrenica, edhe pas tre dekadash, mbetet një kujtesë e gjallë për domosdoshmërinë e veprimit të përditshëm në shërbim të paqes.

    Postimi i Begajt:

    30 vite më parë në Srebrenicë ndodhi masakra më e rëndë që Evropa ka përjetuar pas Luftës së Dytë Botërore.

    Më shumë se 8000 djem dhe burra boshnjakë u masakruan nga ushtria serbe dhe mijëra të tjerë u dëbuan nga shtëpitë e tyre. Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Reflektimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicës, jemi pranë familjeve që vijojnë të mbajnë dhembjen e thellë për njerëzit e tyre të dashur viktima të këtij gjenocidi.

    30 vjet më pas, Srebrenica na kujton për rëndësinë që ka veprimi i përditshëm i çdonjërit prej nesh në shërbim të paqes./Radar.al 

    30 vite nga masakra e Srebrenicës Srebrenicë
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Turizmi në rritje, prilli sjell 19.7% më shumë vizitorë në Shqipëri

    June 17, 2026

    Nga emigracioni në Himarë/ Historia e të riut nga Tropoja që këtë sezon punon si kamarier

    June 17, 2026

    BE hap kanale komunikimi me Kremlinin, zhvillim pozitiv për negociata mbi luftën në Ukrainë

    June 17, 2026

    Sekuestrohen 19 mijë euro të padeklaruara në Portin e Durrësit, po transportoheshin drejt Italisë

    June 17, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.