Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, ja si do të mbështeten bizneset shqiptare! Qeveria jep detajet e programit

    Lufta me Iranin po shkakton një krizë të re

    Protesta ndryshe në shesh, qytetarët ia marrin valles me këngë patriotike

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Miratohen ndryshime në regjistrimin e vendbanimit dhe vendqëndrimit në Shqipëri, përfshirë edhe shtetasit e huaj

    July 10, 2025
    Qeveria merr vendimin/ Bjellorusët nuk hyjnë më dot në Shqipëri pa viza

    Qeveria miratoi ndryshimet e reja në regjistrimin e vendbanimit dhe vendqëndrimit, me synimin për të thjeshtuar dhe digjitalizuar këtë proces për qytetarët shqiptarë dhe shtetasit e huaj.

    Sipas vendimit, deklarimi, ndryshimi ose saktësimi i adresës së vendbanimit dhe vendqëndrimit do të kryhet në mënyrë elektronike përmes portalit qeveritar “e-Albania”. Në këtë platformë, qytetarët duhet të ngarkojnë dokumente ligjore që provojnë pronësinë apo përdorimin e banesës, si kontrata qiraje, huadhënieje apo të tjera.

    Për bashkimin me familje ekzistuese, kërkesa bëhet gjithashtu online dhe duhet të konfirmohet nga kryefamiljari i familjes pritëse. Gjithashtu, deklarimet e kryefamiljarit për vendbanimin do të pasqyrohen automatikisht për të gjithë anëtarët e familjes.

    Në rast të ndryshimit të vendbanimit nga një anëtar madhor i familjes, kërkohet më parë veçimi nga familja.

    Ndryshimet parashikojnë edhe rregulla të posaçme për shtetasit që qëndrojnë në institucione të ekzekutimit të vendimeve penale ose në paraburgim më shumë se 3 muaj, si dhe për ata që qëndrojnë për kurim mjekësor afatgjatë në institucione shëndetësore. Institucionet përgjegjëse duhet të njoftojnë zyrat e gjendjes civile brenda afateve të paracaktuara.

    Shkëmbimi i të dhënave mes institucioneve dhe regjistrave të gjendjes civile do të bëhet përmes platformës qeveritare të ndërveprimit elektronik, duke përmirësuar koordinimin dhe saktësinë e regjistrimeve.

    Ky vendim synon të modernizojë dhe të rrisë transparencën në proceset e regjistrimit të vendbanimit dhe vendqëndrimit në Shqipëri.

    e-albania ndryshime vendbanimi
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, ja si do të mbështeten bizneset shqiptare! Qeveria jep detajet e programit

    June 6, 2026

    Lufta me Iranin po shkakton një krizë të re

    June 6, 2026

    Protesta ndryshe në shesh, qytetarët ia marrin valles me këngë patriotike

    June 6, 2026

    Qen robot të armatosur, Taivani kthen sytë nga teknologjia, mund të përdoren për patrullim

    June 6, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.