GREQI– Vendi po përballet me temperatura teje të larta ku vala e të nxehtit ka përfshirë gjithashtu edhe shtetin helen. Raportohet se autoritetet greke kanë vendosur të mbyllin përkohësisht Akropolin e Athinës, një nga monumentet më të rëndësishme historike dhe atraksionet kryesore turistike të vendit.
Një masë kjo e ndërmarrë për të mbrojtur shëndetin e vizitorëve dhe stafit, pasi temperaturat pritet të ngjiten deri në 43°C.
Sipas mediave ndërkombëtare, përveç kufizimeve në Akropol, qeveria greke ka vendosur ndërprerje të detyrueshme të punës në disa rajone të prekura rëndë nga vala e të nxehtit, kryesisht në Greqinë qendrore dhe në disa ishuj.
Situata bëhet edhe më alarmante pasi vala e të nxehtit po shoqërohet nga një rrezik i shtuar për zjarre, duke e bërë këtë sezon një nga më të vështirët për vendin./Radar.al
“Shtrirë dhe me dorën pas kokës”/ Rama dhuron gjak: Ju rinon dhe rigjeneron


