Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Kristiano Ronaldo në luftë me kohën, Botërori 2026 është shansi i fundit

    Start si asnjëherë më parë, Botërori 2026 me tre ceremoni hapëse

    Zhdukja e Eglant Koçit/ Policia kontrolle në Pëllumbas dhe Qafë Mollë të Tiranës

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Moti i egër përfshin Italinë, përmbytje, breshër e të plagosur. 27 mijë goditje rrufeje në 12 orë

    July 7, 2025

    Pas shiut të rrëmbyeshëm që goditi dje Milanon, moti i keq u përhap në Firence, Torino, Gjenova dhe zonën më të gjerë të Napolit. Zjarrfikësit dhe struktura e mbrojtjes civile u aktivizuan për të ndihmuar banorët e shtëpive në katet përdhese, të cilët nuk mund të largoheshin për shkak të përmbytjeve.

    Në Milano, dy punëtorë u plagosën ndërsa përpiqeshin të largonin trungje dhe degë pemësh të rrëzuara në rrugë nga erërat e forta. Operacionet e zjarrfikësve kaluan 500 ndërhyrje, dhe brenda një ore ra shi në masën që zakonisht bie në pesëmbëdhjetë ditë.

    Trafiku hekurudhor u rivendos në linjën Milano-Bolonja, ku mbrëmë një tren u godit nga rrufeja, por asnjë pasagjer nuk pësuar dëmtime. Jashtë Venecias, policia shpëtoi një banor që kishte shkuar për të notuar në det, pavarësisht paralajmërimeve për mot të keq, dhe nuk mundi të kthehej në breg.

    Toskana dhe Umbria u përballën gjithashtu me valën e dhunshme të motit të keq që shkaktoi dëme dhe ndërprerje në zona të ndryshme të Italisë. Në zonat e Firences, Pratos dhe Arezzos, ranë rreth 4 mijë goditje rrufeje, përveç stuhive intensive që shkaktuan rrëzimin e pemëve. Në të gjithë rajonin, u regjistruan 27 mijë goditje rrufeje në 12 orë. Në zonat e Gambassi Terme dhe Montespertoli, në provincën e Firences, ranë përkatësisht 61 mm dhe 60 mm shi në pak më shumë se një orë. Gjithashtu, vlen të përmendet një rrebesh me mbi 60 mm shi që ra në një orë në zonën e San Gimignano, në jugperëndim të Firences.

    Në provincën e Trevisos, përmbytja në Piave i izoloi shtatë të rinj në një ishull të vogël në Fagarè di San Biagio di Callalta. Falë ndërhyrjes së shpëtimtarëve, të rinjtë u nxorën në siguri. Në të njëjtën zonë, më 18 qershor, një i ri u mbyt ndërsa ishte me miqtë në një nga “plazhet e vogla” në shtratin e lumit Piave.

    Në Itali, situata është e ndarë: në jug, vala e të nxehtit vazhdon dhe po shkakton probleme thatësire, ndërsa në zonat qendrore dhe veriore reshjet e breshrit kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme, sidomos në vreshta.

    Meteorologët parashikojnë reshje të dendura në Gjenova gjatë natës, dhe rrebeshe në 14 nga 20 rajonet e vendit gjatë ditës së nesërme.

    bresher itali moti i keq rrufe stuhi
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Kristiano Ronaldo në luftë me kohën, Botërori 2026 është shansi i fundit

    June 11, 2026

    Start si asnjëherë më parë, Botërori 2026 me tre ceremoni hapëse

    June 11, 2026

    Zhdukja e Eglant Koçit/ Policia kontrolle në Pëllumbas dhe Qafë Mollë të Tiranës

    June 11, 2026

    SHBA i heq ‘Non Grata’/ Berisha në foltoren e Kuvendi: Unë erdha, u krye!

    June 11, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.