Një përplasje dramatike mes Jamal Musialës dhe Gianluigi Donarumës në ndeshjen e djeshme mes Bayern Munich dhe kampionëve të Europës ka tronditur botën e futbollit. Ylli i bavarezëve pësoi një dëmtim të rëndë pas kontaktit me portierin italian, çka ka ndezur polemika të forta.
Donaruma, i tronditur nga episodi, reagoi menjëherë pas ndeshjes me një mesazh solidariteti në rrjetet sociale:
“Të gjitha lutjet dhe urimet shkojnë me ty, Musiala”, shkruajti ai.
Por mesazhi nuk mjaftoi për kapitenin Manuel Neuer, i cili shpërtheu ndaj Donarumës duke e konsideruar përgjegjës për dëmtimin e rëndë të shokut të tij të skuadrës.
“Ky episod i kushtoi shumë Bayernit dhe ndodhi për shkak të një ndërhyrjeje të pakujdesshme. Duhet të pranohet faji,” u shpreh Neuer, duke shtuar se aksioni ishte i shmangshëm.
Dëmtimi i Musialës vjen në një moment kritik për bavarezët në Botërorin për Klube dhe pritet të ketë pasoja serioze për ecurinë e tyre në turne. Gjendja e futbollistit mbetet për t’u vlerësuar në ditët në vijim.


