Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Pesë zakonet që ju plakin më shpejt, paralajmërimi i mjekut

    Nafta shtrenjtohet mes tensioneve, frika për bllokadë të zgjatur ndaj Iranit rrit çmimet globale

    Jimmy Kimmel refuzon të kërkojë falje pas komenteve për Melania Trump, Shtëpia e Bardhë: Njeri i gjorë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Tragjedia në Teksas/ Përmbytjet marrin 68 jetë, 10 vajza dhe mësuesja e tyre ende të zhdukura

    July 6, 2025

    Përmbytjet shkatërrimtare që goditën Teksasin gjatë fundjavës kanë shkaktuar një tragjedi të madhe njerëzore, me të paktën 68 viktima të konfirmuara deri më tani. Autoritetet amerikane njoftojnë se 10 vajza dhe mësuesja e tyre rezultojnë ende të zhdukura, ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë pa ndërprerje.

    Shirat e rrëmbyeshëm, që përfshinë rajonin në Ditën e Pavarësisë së SHBA-së, shkaktuan rritje të menjëhershme të nivelit të ujit në lumin Guadalupe — thuajse 8 metra për më pak se një orë, duke përmbytur lagje të tëra dhe rrëmbyer banesa, automjete dhe jetë njerëzish.

    Qarku Kerr është më i godituri, me 59 viktima, përfshirë 21 fëmijë. Humbje të jetëve janë regjistruar gjithashtu në qarqet Travis, Burnet, Kendall dhe Tom Green. Ndër viktimat raportohet të jetë edhe drejtori i kampit “Camp Mystic” dhe drejtuesi i një kampi tjetër në zonë.

    Në një deklaratë për mediat, Drejtori i Emergjencave të Teksasit, Nim Kidd, u shpreh se ekipet po kërkojnë të mbijetuar në ajër, në tokë dhe në ujë, ndërsa Guvernatori Greg Abbott shpalli gjendjen e jashtëzakonshme dhe kërkoi ndihmë federale.

    Sipas dëshmitarëve, përmbytjet ishin të befasishme dhe shkatërrimtare. “Uji arriti lartësinë e pemëve dhe rrëzoi shtëpi e makina”, tha një banor i zonës. Në kampin ku strehoheshin vajzat e zhdukura, ujërat kanë lënë pas dëme të mëdha dhe rrënoja.

    Reagimi ndaj fatkeqësisë është përballur me kritika, pasi shumë banorë deklarojnë se paralajmërimi për evakuim mbërriti shumë vonë. Sekretarja e Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem, pranoi shqetësimet dhe tha se administrata e presidentit Trump do të shqyrtojë përmirësimin e sistemeve të paralajmërimit dhe teknologjive të motit.

    Sipas ekspertëve, përmbytje të tilla ekstreme po bëhen më të shpeshta për shkak të ndryshimeve klimatike, që e kanë bërë motin gjithnjë e më të paparashikueshëm dhe ekstrem. Ndërkohë, mbi 850 shpëtimtarë, të mbështetur nga 14 helikopterë, vijojnë kërkimet për të zhdukurit në një garë kundër kohës.

    permbytje SHBA të zhdukur teksas
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Pesë zakonet që ju plakin më shpejt, paralajmërimi i mjekut

    April 29, 2026

    Nafta shtrenjtohet mes tensioneve, frika për bllokadë të zgjatur ndaj Iranit rrit çmimet globale

    April 29, 2026

    Jimmy Kimmel refuzon të kërkojë falje pas komenteve për Melania Trump, Shtëpia e Bardhë: Njeri i gjorë

    April 29, 2026

    Ka*abis në xhep për të dënuarin, kapet në burgun e Fushë-Krujës gruaja

    April 29, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 29, 2026

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Nga Albatros Rexhaj Demokracitë e reja nuk reformohen me deklarata. Ato reformohen me punë të…

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 29 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Prill 2026

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju, horoskopi 27 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.