Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Milani kërkon pasuesin e Igli Tares, një italian është në garë për postin e drejtorit sportiv

    Zvicra thotë se po vazhdojnë bisedimet Iran-SHBA

    Gent Progni i mek fare Piranjat: Ata që janë mësuar të kapin njerëzit për xhakete me kamera në dorë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Ko*aina importohej nga Amerika Latine/ Detaje nga fabrika e drogës në Greqi, të arrestuar edhe 3 shqiptarë

    July 3, 2025

    GREQI-Policia greke po zvillon një operacion të gjerë antidrogë që në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në një banesë në Pikermi të Greqisë. Oficerët e policisë së Departamentit për Krimin e Organizuar në Greqi në bashkëpunim me agjentë të FBI-së kanë bërë të mundur shkatërrimin e një rrjeti ndërkombëtar të trafikimit të drogës, i cili përdorte metoda të sofistikuara për përpunimin dhe eksportimin e kokainës.

    Kokainë e fshehur në lëkura të importuara

    Hetimet zbuluan se rrjeti kishte ngritur një “fabrikë” brenda shtëpisë, ku përpunonte lëkurat e me kokainë, të cilat dyshohet se kishin mbërritur në Greqi në paleta, përmes një kontejneri të importuar nga një vend i Amerikës Latine.

    Pas mbërritjes, droga nxirrej përmes tretësve kimikë të specializuar, një proces që kërkon njohuri të avancuara në kimi – dhe një nga të arrestuarit thuhet se ka pikërisht këtë profil.

    11 të arrestuar deri tani.

    Sipas informacioneve zyrtare, janë arrestuar 11 persona të kombësive të ndryshme:

    • 5 grekë
    • 3 shqiptarë
    • 1 bolivian
    • 1 gjeorgjian
    • 1 spanjoll

    Hetimet vazhdojnë për identifikimin dhe arrestimin e anëtarëve të tjerë të rrjetit, ndërsa autoritetet janë në proces të sekuestrimit të provave të tjera materiale nga vendi i ngjarjes.

    Metoda e re e përpunimit të drogës

    Sipas autoriteteve, kjo është hera e parë në Greqi që zbulohet një metodë e tillë – përpunimi i lëkurave për të nxjerrë drogë – një teknikë e përdorur më parë nga rrjete të fuqishme të Amerikës Latine.

    Autoritetet greke po bashkëpunojnë ngushtë me agjencitë ndërkombëtare për të zbardhur rrjetin e plotë dhe për të ndjekur gjurmët e trafikut brenda dhe jashtë vendit.

    greqi Policia greke të arrestuar edhe 3 shqiptarë
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Milani kërkon pasuesin e Igli Tares, një italian është në garë për postin e drejtorit sportiv

    June 20, 2026

    Zvicra thotë se po vazhdojnë bisedimet Iran-SHBA

    June 20, 2026

    Gent Progni i mek fare Piranjat: Ata që janë mësuar të kapin njerëzit për xhakete me kamera në dorë

    June 20, 2026

    Protesta/ Rama: Dy fotografi dhe dy fytyrat e një simboli të thirrjes për diasporën

    June 20, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 18, 2026

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Nga Ardit RadaKa politikanë që dallohen për betejat që zgjedhin të bëjnë. Ka të tjerë…

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 19 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.