Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Bllokimi i rrugës së Aeroportit të Rinasit, policia procedon penalisht 19 persona. Sekuestrohen 2 automjete

    Grabisnin makina në Greqi dhe u falsifikonin të dhënat, arrestohen 11 shqiptarë

    Heroi i Kepit të Gjelbërt ndaj Spanjës, portieri 40-vjeçar shkruan historinë në Botëror

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Të tjera

    Europa përvëlohet nga vala e të nxehtit/ Franca dhe Zvicra mbyllin centralet bërthamore për shkak të temperaturave ekstreme

    July 2, 2025

    Temperaturat përvëluese që kanë përfshirë Evropën gjatë ditëve të fundit po vënë në pikëpyetje edhe sigurinë energjetike të kontinentit. Si pasojë e të nxehtit ekstrem, një sërë centralësh bërthamorë në Zvicër dhe Francë janë detyruar të mbyllen ose të reduktojnë ndjeshëm prodhimin, për shkak të paaftësisë për të përdorur ujin e lumenjve për ftohje.

    Në termocentralet bërthamore, uji merret nga lumenjtë për të ftohur reaktorët, e më pas rikthehet në natyrë në një temperaturë më të lartë. Por me rritjen e temperaturave në mjedis dhe në ujërat sipërfaqësore, ky proces është bërë i rrezikshëm për biodiversitetin lokal dhe teknikisht i pamundur për vetë funksionimin e reaktorëve.

    Zvicra mbyll njësinë e Beznau, frenon edhe prodhimin e reaktorit tjetër

    Operatori energjetik zviceran Axpo njoftoi se ka mbyllur një nga reaktorët në centralin Beznau, ndërsa tjetri po punon me vetëm 50% të kapacitetit.

    “Për shkak të temperaturave të larta të ujit të lumit Aare, prodhimi është ulur për të shmangur ngrohjen e mëtejshme të një uji tashmë të ngrohtë”, thuhet në deklaratën e Axpo.

    Temperaturat në lumin Aare kanë arritur 25°C, duke e bërë të rrezikshme përdorimin e ujit për qëllime ftohjeje.

    Zvicra ka planifikuar të largohet nga energjia bërthamore deri në vitin 2033, por centralet ekzistuese do të qëndrojnë në punë deri sa të konsiderohen të sigurta.

    Franca mbyll centralin Golfech, rrezikon edhe Bugey e Blayais

    Në Francë, kompania shtetërore EDF mbylli të hënën centralin bërthamor Golfech, për shkak të shqetësimeve se lumi në zonë mund të arrijë temperaturën kritike prej 28°C, edhe pa shkarkimin e ujit të ngrohtë ftohës.

    Edhe centralet Bugey dhe Blayais janë prekur, duke ulur prodhimin ose përgatitur skenare mbylljeje.

    Franca mbështetet në masën 65% të energjisë elektrike tek burimi bërthamor – me 57 reaktorë aktivë në 18 centrale – por pavarësisht kufizimeve të fundit, rrjeti energjetik nuk është vënë në rrezik, edhe pse kërkesa për energji është rritur për shkak të ajrit të kondicionuar.

    Kombi në krizë energjetike përballë ndryshimeve klimatike

    Rasti i Francës dhe Zvicrës po konsiderohet si simptomë alarmante e pasojave të ndryshimeve klimatike në infrastrukturën kritike. Vala e të nxehtit, përveçse rrezik për shëndetin publik dhe biodiversitetin, po minon edhe besueshmërinë e burimeve të energjisë që konsideroheshin të qëndrueshme, si ajo bërthamore.

    Ekspertët kërkojnë strategji afatgjata për adaptim klimatik, përfshirë sistemet alternative të ftohjes, diversifikimin e burimeve energjetike dhe modernizimin e rrjeteve për t’u përballur me verëra gjithnjë e më ekstreme.

    centralet bërthamore Europa franca vala e te nxehtit Zvicra
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Bllokimi i rrugës së Aeroportit të Rinasit, policia procedon penalisht 19 persona. Sekuestrohen 2 automjete

    June 15, 2026

    Grabisnin makina në Greqi dhe u falsifikonin të dhënat, arrestohen 11 shqiptarë

    June 15, 2026

    Heroi i Kepit të Gjelbërt ndaj Spanjës, portieri 40-vjeçar shkruan historinë në Botëror

    June 15, 2026

    Shqipëria i siguron BE-së se projekti i turizmit i lidhur me Kushner do të përmbushë standardet mjedisore

    June 15, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.