Një kamion me ngarkesë është përmbysur pak minuta më parë në zonën e quajtur “Shkalla e Tujanit”, në aksin Tiranë-Dibër.
Si pasojë, drejtuesi i kamionit është plagosur dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Policia ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit. Aktualisht, në këtë pjesë të rrugës ka pasur bllokim të trafikut.


