Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Inate në Ferma Vip/  Arbana Osmani e mbyll me ekranin pas Reality Show-t! Çifti mungon në festë

    Hero në detin e Himarës, efektivi i hipën gomones në lëvizje me shpejtësi dhe shmang tragjedinë. Shihni momentin

    Merz: Buxheti i BE-së 2028-2034 i papërballueshëm

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Franca në alarm nga vala e të nxehtit/ 41°C, mbyllet Kulla Eiffel dhe ndërpriten trenat Paris-Milano

    July 1, 2025

    gFranca po përjeton një valë të pazakontë të nxehti me temperatura që arrijnë deri në 41°C, duke detyruar autoritetet të marrin masa ekstreme për mbrojtjen e popullatës. Agjencia shtetërore Meteo France ka lëshuar alarmin e kuq për 16 rajone, ndërsa vala përvëluese ka përfshirë edhe pjesë të tjera të Evropës, nga Gjermania dhe Spanja, deri në Greqi.

    Në Paris, Kulla Eiffel është mbyllur pjesërisht që nga dita e hënë, ndërsa të martën (2 korrik) hyrja në monument u mbyll plotësisht që në orën 16:00, me hyrjen e fundit të lejuar në orën 14:30. Vizitorët me bileta për pasdite janë njoftuar për rimbursim automatik, ndërsa të tjerëve u kërkohet të shtyjnë vizitën për më vonë.

    Për shkak të temperaturave përvëluese, mbi 1,300 shkolla në disa rajone janë mbyllur pjesërisht ose plotësisht, ndërsa autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin ekspozimin në diell dhe të qëndrojnë të hidratuar.

    Vapa është ndjekur nga stuhi të dhunshme në Alpet franceze, që kanë shkaktuar dëme të mëdha në infrastrukturë, veçanërisht në luginën Maurienne. Si pasojë, trafiku hekurudhor mes Parisit dhe Milanos është ndërprerë për disa ditë, njofton kompania SNCF.

    Sipas Prefekturës së Savojës, përroi Charmaix ka dalë nga shtrati – një fenomen i paprecedentë në 70 vitet e fundit – duke shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje dheu në zonën e Modane, pranë kufirit me Italinë. Fatmirësisht, nuk raportohet për viktima.

    Kjo situatë në Francë është pjesë e një vale të gjerë të nxehti që ka përfshirë pjesën më të madhe të kontinentit, duke testuar kapacitetet e infrastrukturës dhe duke rritur rrezikun për shëndetin publik.

    Autoritetet franceze i bëjnë thirrje popullatës të ndjekë këshillat e emergjencave dhe të shmangin udhëtimet e panevojshme deri në normalizimin e situatës.

    franca i nxehti shkollat trenat
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Inate në Ferma Vip/  Arbana Osmani e mbyll me ekranin pas Reality Show-t! Çifti mungon në festë

    June 20, 2026

    Hero në detin e Himarës, efektivi i hipën gomones në lëvizje me shpejtësi dhe shmang tragjedinë. Shihni momentin

    June 20, 2026

    Merz: Buxheti i BE-së 2028-2034 i papërballueshëm

    June 20, 2026

    Rama për protestat në Zvërnec: Bota nuk u zgjua nga Narta, por nga emri i Jared Kushner

    June 20, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 18, 2026

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Nga Ardit RadaKa politikanë që dallohen për betejat që zgjedhin të bëjnë. Ka të tjerë…

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 19 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.